Business & Management

ISN Albania, trajnim për lidershipin dhe menaxhimin

Oct 29 2012
0 Shpërndarje
ISN Albania, trajnim për lidershipin dhe menaxhimin

ISN Albania ka njoftuar mbajtjen e një trajnimi tre ditor për lidershipin dhe aftësitë e menaxhimit.

Trajnimi me tëmë “Lidership dhe Aftësi Menaxhimi për Administratorët Aktualë dhe Potencialë”, do të realizohet në datat 5-7 nëntor 2012 në Tiranë dhe synon të ofrojë një vështrim të gjerë praktik mbi aftësitë dhe kompetencat e nevojshme në lidership dhe menaxhim për sipërmarrjet dhe kompanitë e ndryshme.

Sipas ISN Albania inkurajohen të marrin pjesë të gjithë ata persona që kanë ose dëshirojnë të kenë në të ardhmen përgjegjësi administrative dhe marrëdhënie varësie, si dhe të jenë menaxherë të niveleve të ndryshme.

ISN Albania nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka sqaruar se në këtë trajnim do të trajtohen çështje që lidhen me: rolin dhe përgjegjësitë e menaxherit; përcaktimin e metodologjisë së punës për arritjen e objektivave; motivimin e stafit; mënyrat e përshtatshme të komunikimit; aftësitë e lidershipit; delegimin dhe identifikimi i aftësive personale për të udhëhequr.

Përveç seancave të diskutimit në aspektin teorik, trajnimi do të ketë edhe elementët e ilustrimit praktik. Në fund të tij jepet një certifikatë profesionale zyrtare, e licencuar dhe njohur nga shteti shqiptar.

Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë seminar trajnimi, mund të regjistrohen online duke klikuar këtu. (CIO Albanian)

Tags >

Shqipëri
Lajmet e fundit>