Slider

Ish-shefi i NSA-së fiton deri 1 milion $ në muaj duke shitur shërbime të sigurisë kibernetike

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
Ish-shefi i NSA-së fiton deri 1 milion $ në muaj duke shitur shërbime të sigurisë kibernetike

DSC_3796.0_standard_640.0Gjenerali Keith Alexander ishte i punësuar në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare amerikane (NSA) kur i tërë kaosi ndodhi dhe kur u zbuluan dokumentet nga ish-kontraktuesi i sigurisë Edward Snodwen, që tregonin që organizata ishte duke spiunuar shumë më tepër se sa që kishin pritur shumica e njerëzve. Por ai nuk është duke e lejuar atë episod që ta ndalojë nga lëshimi i një softueri të sigurisë kibernetike.

Siç raportoi javën e kaluar Bloomberg, Alexander ka kaluar muajt e fundit që nga pensionimi i tij si drejtues i NSA-së në muajin mars duke mbajtur ligjërata me pagesë për sigurinë kibernetike për banka dhe institucione të tjera të mëdha financiare. Bloomberg po ashtu shkroi që Alexander kishte pagesën në vlerë prej 1 milion dollarë në muaj për shërbimet e tij dhe madje bashkë-themeloi kompaninë e tij private të sigurisë, IronNet Cybersecurity. Në një intervistë më të fundit për Foreign Policy, Alexander e pranoi që kompania e tij ka zhvilluar teknologji “unike” për gjetjen dhe luftimin e të ashtuquajturave “kërcënime të vazhdueshme këmbëngulëse” – sulme kibernetike që mund të zgjerohen për muaj ose vite pa u vërejtur dhe nisen drejt caqeve të caktuara si kompanitë e mëdha ose qeveritë.

Me kthimin e shkathtësive të tij në sektorin privat të sigurisë, janë disa probleme me punën e re të Alexander-it. Siç tregon Foreign Policy, ish-shefi i NSA-së planifikon të fus në dosje patentat për teknologjinë e kompanisë së tij, patenta këto që janë “drejtpërdrejt të lidhura me punën që ai e kishte në qeveri”. Me fjalë të tjera, Alexander dëshiron të fitojë drejtpërdrejtë nga përvoja e tij e financuar nga taksa-paguesit amerikanë dhe mund ta bëjë këtë gjë me një përparësi në konkurrencë në krahasim me kompanitë private garuese. Alexander tha që teknologjia që ai dëshiron ta patentojë ishte mjaft ndryshe nga puna e tij si shef i NSA-së, por ai arsyetim nuk është i mjaftueshëm për të qetësuar kompanitë rivale të sigurisë kibernetike, e as ata që janë të shqetësuar me derën rrotulluese mes qeverisë dhe industrive private. (CIO Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>