Business & Management

Ish-shefi i Microsoft-it dëshiron të blejë ekipin e basketbollit Los Angeles Clippers

May 26 2014
0 Shpërndarje
Ish-shefi i Microsoft-it dëshiron të blejë ekipin e basketbollit Los Angeles Clippers

ballmer22-300x199Siç duket, ish-shefi i kompanisë Microsoft, Steve Ballmer, është i interesuar në blerjen e ekipit të basketbollit Los Angeles Clippers. TMZ raportoi gjatë ditës së diel që ish-shefi ekzekutiv i Microsoft-it u takua me gruan e Donald Sterling-ut, Shelley, për të biseduar për një shitje të mundshme të ekipit që është pjesë e NBA.

ESPN raportoi gjatë ditës së premte që Donald Sterling, i cili ishte përjashtuar nga NBA më 29 prill pasi kishte bërë komente raciste, do t’i mundësojë gruas së tij që të negociojë një marrëveshje për Clippers. NBA është duke bërë përpjekje që ta detyrojë Sterling-un që të heq dorë nga udhëheqja e kësaj skuadre.

Ndërkohë, emri i Ballmer-it ka dalë si një blerës i mundshëm. Ballmer kishte treguar për Wall Street Journal më herët gjatë këtij muaji që nëse ai blen Clippers-at, ai nuk do t’i shpërngulë ata në Seattle, edhe pse ai jeton ende në Northwest. “Unë nuk punoj më, kështu që kam më tepër fleksibilitet gjeografik se sa kisha një vit, një vit e gjysmë më parë,” ka treguar ai për Journal. “Zhvendosja në çdo vend tjetër do të ishte një shkatërrim i vlerave.” Natyrisht, TMZ është një faqe që merret me thashetheme për personat e famshëm dhe nuk mund të quhet si burimi më i besueshëm i lajmeve. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>