Karriere

Ish-shefi ekzekutiv i Motorola-s emërohet si shef i GlobalFoundries

Jan 9 2014
0 Shpërndarje
Ish-shefi ekzekutiv i Motorola-s emërohet si shef i GlobalFoundries

MotorolaDext_540x360Veterani i pajisjeve mobile, Sanjay Jha, është emëruar si shefi i ri ekzekutiv i prodhuesit të çipave, GlobalFoundries. Jha ishte – CEO i Motorola Mobility dhe më parë kishte shërbyer si COO i Qualcomm.

“Sanjay është njëri nga liderët më të respektuar në industrinë e teknologjisë dhe ka një rekord të dëshmuar të ofrimit të vazhdueshëm të vlerës së aksionistëve,” tha në një deklaratë zëvendës kryetari i bordit të GlobalFoundries, Ibrahim Ajami. “Prapavija e tij në industri dhe përvoja si një konsumator i shkritores do ta pozicionojnë GlobalFoundries për rritje të vazhduar.”

Derisa ishte shef ekzekutiv i Motorola Mobility, ai vëzhgoi ndarjen e suksesshme të Motorola-s në dy kompani – Motorola Mobility dhe Motorola Solutions – e po ashtu edhe blerjen nga Google të Motorola Mobility. Ai u step prapa nga Motorola Mobility në vitin 2012.

GlobalFoundries është i lidhur me industrinë mobile, ai prodhon çipa për disa prodhues të smartfonëve dhe tabletëve. Është raportuar që kompania është në bisedime me Apple për të bërë disa çipa në fabrikën e vet Fab 8 në Malta, të Nju Jorkut. GlobalFoundries po ashtu lajmëroi javën e kaluar që do ta zgjerojë këtë fabrikë për të prodhuar nyje prej 20 dhe 14 nanometrave.

CEO i GlobalFoundries, Ajit Manocha, tani do të rikthehet në rolin e tij të kaluar si këshilltar për aksionarët e kompanisë. Ai do të punojë me Jha për një tranzicion të përshtatshëm.

“Unë jam i tronditur që kam mundësinë ta udhëheqë një kompani me një rekord kaq të fuqishëm në një industri që e njoh dhe e dua,” tha Jha. “Unë do të shikojë që të punojë për së afërmi me Ajit gjatë tranzicionit dhe me një skuadër shumë të talentuar globale për të vazhduar që t’i konsumatorët tanë të suksesshëm.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>