Slider

Ish- punonjësi i Apple: Tim Cook, jo i apasionuar pas teknologjisë

Nov 12 2012
0 Shpërndarje
Ish- punonjësi i Apple: Tim Cook, jo i apasionuar pas teknologjisë

Ish- shefi ekzekutiv i shitjeve, David Sobotta po bëhet gati për të botuar një libër mbi dy dekadat që kaloi si pjesë e stafit të kompanisë Apple, mendime që shefi ekzekutiv aktual Tim Cook me siguri nuk do t’i pëlqejë.

Në The Pomme Company, Sobotta shkruan veçanërisht mbi faktin se punonjësit në Apple kanë frikën e të qenurit gabim. “Në Apple nuk mund të bësh gabime dhe të të japin një shans të dytë. Kjo shkakton shpesh vështirësi në marrjen e vendimeve dhe krijon shumë agresivitet të padukshëm mes skuadrave që duhet në fakt të bashkëpunojnë më njëra-tjetrën”,- shprehet Sobotta.

Ai flet edhe mbi pushimin nga puna të një prej ekzekutivëve më të lartë si Scott Forstall, vendim i cili u mor nga Tim Cook. “Nuk jam i surprizuar nga ky lajm. E kuptoj që Tim duhet ta ketë të vështirë drejtimin e kompanisë. Me atë që kam kuptuar, ai është njeri i ftohtë, nuk shoqërohet shumë me të tjerët.

Preferencat e tij janë shifrat dhe librat financiarë. Nuk është lider i lindur. Është thjesht një menaxher”,- shpjegon Sobotta në një intervistë. “Mendimi im është që ai preferon të pushojë nga puna disa njerëz, në vend që të ulet e të kuptojë ku qëndron realisht problemi, çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon.”

Në aspektin e aftësive teknologjike, Sobotta e përshkruan drejtuesin e Apple si jo të dashuruar me teknologjinë. “Nuk kam parë kurrë pasion për teknologjinë nga Tim ashtu siç kam ndjerë se jepte Steve apo disa inxhinierë të tjerë të mëdhenj.”

Sobotta duket skeptik mbi të ardhmen e Apple duke thënë se kultura e tyre e biznesit “nuk është e qëndrueshme” dhe se kompania do të fillojë tatëpjetën shumë shpejt. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>