Mobile

Ish -përfaqësuesi i Microsoft, po ndërton “diçka sekrete” tek Amazon

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
Ish -përfaqësuesi i Microsoft, po ndërton “diçka sekrete” tek Amazon

Amazon-logoIsh- menaxheri i përgjithshëm i Microsoft-it për platformën e Windows Phone, filloj të hënën punë tek Amazon duke drejtuar një grup që do të punojnë mbi risitë që do të sjellë kompania.

Charlie Kindel e vendosi statusin e tij në Linkedln si drejtori i “diçkaje sekrete”

“Jam duke ndërtuar një grup pune që do të sjellë një frymë të re për Amazon.

Po punësoj zhvillues në re (cloud) dhe zhvillues në pajiset mobile, testues, menaxher programesh dhe menaxher produktesh” tha ai në përshkrimin e punës në Linkedln.

Kindel e ka kaluar shumicën e karierës së tij tek Microsoft-i, sipas profilit të tij në Linkedln. Ai u largua nga Microsoft në gusht të vitit 2011.

Në blogun e tij personal, Kindel postoi informacione mbi punësimin tek Amazon.

“ Duke u bazuar në suksesin masiv të Amazon Kindle Fire, Charlie Kindel po lajmëron se po merr një përgjegjësi të plotë dhe një rol të rëndësishëm në tregtuesin e madh online për të ndërtuar Amazon Kindle Charlie, që do të jetë produkti i Amazon për të hyrë në tregun e serverave” shkruajti ai. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>