Karriere

Ish – ekzekutivi i Google Hugo Barra i bashkohet ndërmarrjes kineze Xiaomi

Aug 31 2013
0 Shpërndarje
Ish – ekzekutivi i Google Hugo Barra i bashkohet ndërmarrjes kineze Xiaomi

xiaomiProdhuesi kinez i smartfonëve Xiaomi ka punësuar Hugo Barra, që ishte një zëvendës president në Google për menaxhim të produktit Android, për të udhëhequr shtrirjen e produkteve të këtij prodhuesi në mbarë botën.

Punësimi i Barra-s është një kalim i profilit të lartë për Xiaomi, ndërmarrje kjo e cila sapo ka filluar shitjen e smartfonëve dy vite më parë, por që atëherë është bërë njëri nga emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë në Kinë. Barra lajmëroi largimin e tij nga gjiganti i kërkimit në një postim në faqen e tij në Google+.

“Pas disa javëve, unë do t’i bashkohem skuadrës së Xiaomi në Kinë për t’i ndihmuar ata në zgjerim të portofolit të tyre të pabesueshëm të produkteve dhe biznesit globalisht, si Zëvendës President, në Xiaomi Global,” shkroi ai.

Shefi ekzekutiv i Xiaomi, Lei Jun, dhe kryetari, Lin Bin, kanë konfirmuar që Barra do t’i bashkohet ndërmarrjes, në postimet e bëra në faqen e ngjashme kineze me Twitter, Sina Weibo, gjatë ditës së enjte.

Xiaomi, që në shqip nënkupton “oriz i vogël” ose “mel”, ka fituar famë pjesërisht për shkak të shitjeve të telefonëve Android me çmim të ulët. Për shembull, ndërmarrja muajin e kaluar lajmëroi që një telefon i ndërtuar me një procesor katër-bërthamor, me paraqitje prej 4.7 inç dhe një kamerë prej 8 megapiksellësh, do të shitet për 129 dollarë amerikanë kur të blihet pa subvencionet e bartësit. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>