Historia e kompjuterit

Ish e dashura e Steve Jobs do të publikojë një libër me kujtime

Oct 7 2012
0 Shpërndarje
Ish e dashura e Steve Jobs do të publikojë një libër me kujtime

Chrisann Brennan, ish e dashura e gjimnazit e Steve Jobs dhe nëna e vajzës së tij Lisa, planifikon të publikojë vitin tjetër një libër me kujtime mbi mjeshtrin e Apple.

Fjalët për realizimin e këtij libri kanë dalë vetëm pak ditë para një vjetorit të vdekjes së tij (5 tetor 2011).

Libri do të përmbajë detaje mbi lidhjen e tyre. Pasi u takuan në gjimnazin Homestead në Cupertino, Kaliforni, Brennan jetoi për disa kohë me Jobs në një shtëpi të vogël. Së bashku meditonin dhe ndiqnin leksionet.

Në fillimet e të 20-ve ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre të parë, Lisan. Fillimisht Jobs e refuzoi njohjen e saj, por më vonë pati lidhje të ngushtë me të.

Libri do të publikohet nga St. Martin’s Press dhe është deklaruar se do të mbulojë një rang të gjerë temash e subjektesh, që nga marrëdhënia e tyre e deri tek karakteri dhe mënyra se si punonte Jobs, energjia dhe motivimi i tij për krijimin e Apple, ambicjet dhe problemet personale. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>