Microsoft

Ish – drejtuesi i Microsoft-it, Raymond Ozzi, i bashkohet bordit të HP-së

Jul 16 2013
0 Shpërndarje
Ish – drejtuesi i Microsoft-it, Raymond Ozzi, i bashkohet bordit të HP-së

Ray-OzzieKëtë të hënë, kompania HP emëroi tre drejtorë të rinj në bordin e saj, duke përfshirë Raymond Ozzie, i cili ka punuar si drejtues i arkitekturës së softuerit në Microsoft. Ozzie ka punuar në Microsoft gjatë periudhës 2005-2010.

Në vitin 2012 ai shfaqi punën e tij në një iniciativë të quajtur Cocomo.

Përveç Ozzie, HP gjithashtu ka emëruar edhe ish- shefin ekzekutiv të Liberty Media, Robert Bennett dhe ish – shefin ekzekutiv të McDonald, James Skinner. “Ndërkohë ne zhvillohemi e përmirësohemi dhe është një përfitim të kemi mundësinë që të këshillohemi nga një bord me një eksperiencë të madhe në drejtimin teknologjik dhe atë të biznesit” – tha presidentja e HP-së, Meg Whitman.

Bordi i HP-së ka pësuar ndryshime kolosale gjatë prillit, kur Raymond Lane vendosi ta lëshojë bordin dhe gjithashtu edhe dy pjesëtarë të tjerë e ndoqën atë. Kompania vazhdon të kërkojë akoma për një zëvendësues të denjë për Lane. ” Ne vazhdojmë të kërkojmë për përfaqësues të denjë të bordit dhe drejtues të tij kryesorë.

Siç kemi thënë edhe në prill, sa më shpejt të gjejmë një zëvendësues aq më mirë do të jetë, por ne nuk do të lejojmë që nxitimi dhe kalimi i kohës të na shpërqendrojë nga fokusi ynë kryesor, për rekrutimin e më të mirëve,” u shpreh Ralph Whitmore, drejtues i HP. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>