Karriere

Ish-CEO i Microsoft-it, Steve Ballmer mund të blejë skuadrën e NBA, LA Clippers

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
Ish-CEO i Microsoft-it, Steve Ballmer mund të blejë skuadrën e NBA, LA Clippers

2013-06-25_22-49-29-1020.0_standard_640.0Ish-CEO i Microsoft-it, Steve Ballmer, është e qartë që dëshiron të shkojë përpara me blerjen e tij prej 2 miliardë dollarësh të LA Clippers pas vendimit që një gjykatë e mori të hënën kundër kundërshtimit të poseduesit të tanishëm, raporton New York Times.

Ballmer ndërmjetësoi marrëveshjen e tij për skuadrën me gruan e poseduesit, Donald Sterling, për të cilin thuhej në atë kohë që kishte një qëndrim për ta shitur skuadrën, pasi burri i saj ishte përgjithmonë nga NBA pasi kishte bërë disa deklarata raciste. Sterling tha që gruaja e tij nuk pati leje ligjore që ta shes skuadrën, por një gjykatë përcaktoi gjatë të hënës që ajo në fakt e ka këtë të drejtë.

Gjykata vendosi po ashtu që shitja e Clippers-ave për Ballmer do të mund të bëhej menjëherë, raporton Times. Blerja e Clippers-ave nga Ballmer vjen pak kohë pas largimit të tij nga Microsoft – do jetë një biznes shumë ndryshe që të udhëhiqet, por ka arsye të fuqishme të besohet që Ballmer mund të fitojë mjaft para nga skuadra. Kontrata e tanishme televizive e Clippers-ave thuhet që do të skadojë pas sezonit 2015-2016, duke i dhënë Ballmer-it mundësinë për të ri-negociuar kushtet për të arritur në një gjendje më të përshtatshme për atë që së shpejti do të jetë skuadra e tij. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>