Karriere

Ish- CEO i BlackBerry-t, Thorsten Heins është vënë në krye të Powermat

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Ish- CEO i BlackBerry-t, Thorsten Heins është vënë në krye të Powermat

RIM-Devcon-europe-CEO-Thorsten-Heins2012-02-07-verge-1020-7.0Duket se Thorsten Heins nuk mundi ti përballonte problemet që u shfaqën gjatë drejtimit të tij në BlackBerry ndaj ai tani ka marrë përsipër një sfidë të re, shndërrimin e Powermat në liderin e karikimeve me anë të wirelessit. Powermat Technologies deklaroi se Heins është emëruar si CEO dhe shefi i bordit të kompanisë, duke e bërë atë ekzekutivin më me fuqi dhe të rëndësishëm të kësaj kompanie.

Gjatë fjalimit të tij Heins u shpreh tepër optimist për detyrën e re. Ai tha se Powermat është një kompani që po rritet shpejt brenda një kohe të shkurtër duke qenë se komunikimi me wireless ka përfshirë sot shumicën e njerëzve nëpër botë. Powermat është një kompani e cila ndërton kasa për tablet dhe smartfonëqë karikojnë me anë të wirelessit pa qenë nevoja për përdorim e kabllove të bezdisshëm. Aktualisht kjo kompani po lufton me Qi, një kompani tjetër e suksesshme e së njëjtës fushë. Pvarësisht kësaj Powemat ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm si pasojë edhe e nënshkrimit të disa marrëveshjeve me Starbucks dhe GM.

Një zëdhënës i Powermat tha se Heins u zgjodh nga një grup i posaçëm me eksperiencë. Drejtimi i Powermat drejt majave të tregut sigurisht që nuk do të jetë i lehtë por Heins ka premisa të mëdha për ta bërë këtë gjë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>