Business & Management

Ish – CEO i Apple John Sculley po konsideron një blerje të mundshme të BlackBerry-it

Oct 26 2013
0 Shpërndarje
Ish – CEO i Apple John Sculley po konsideron një blerje të mundshme të BlackBerry-it

BBËshtë raportuar se John Sculley, një prej CEO-ve të mëparshëm të Apple, po merr në konsideratë blerjen e BlackBerry-it. Njeriu i njohur për pushimin nga puna të Steve Jobs në vitin 1985, është shprehur për gazetën kanadeze “The Globe and Mail” se ai ka qenë për një kohë të gjatë fans dhe përdorues i BlackBerry-it.

Sipas tij BlackBerry do të jetë shumë i vlefshëm në të ardhmen, por në mungesë të njerëzve me eksperiencë që kanë menaxhuar këtë lloj biznesi më parë dhe pa një plan strategjik do të ishte me të vërtetë sfiduese. Sculley ka vazhduar: “Kushdo që do të blejë BlackBerry-in duhet të ketë një plan strategjik të besueshëm që mund të ketë sukses si dhe një ekip me eksperiencë që do të jetë i aftë të implementojë planin.”

BlackBerry ka njoftuar para një muaji për nxjerrjen në shitje të kompanisë si rezultat i rënies së konsiderueshme të shitjeve dhe rritjes së konkurrencës nga Apple, Samsung dhe prodhuesit e tjerë të fuqishëm të smartfonëve. Menjëherë pas këtij njoftimi grupi Fairfax Financial Holdings bëri ofertën e blerjes 9$/aksion. Gjithashtu përflitet se edhe prodhuesi i kompjuterave Lenovo po konsideron blerjen e mundshme të BlackBerry-it.

Gjatë një konference të Forbes muajin e kaluar Sculley ka përmendur konfliktet që kishte me Steve Jobs. Sipas tij ishte faji i bordit të Apple për krijimin e një ambienti mosmarrëveshjesh midis tij dhe Jobs. Megjithatë pavarësisht se ai e ka pushuar dikur Jobs nga puna, përsëri mendon se ai ka qenë shefi ekzekutiv më i suksesshëm në botë. John Sculley ka qenë në pozicionin e CEO-s në kompaninë Apple gjatë viteve 1983 – 1993. (CIO Albanian)

Tags >

AppleCEO
Lajmet e fundit>