Aplikacione

Ish-arkitekti i lartë softuerik i Microsoft-it zhvillon një aplikacion mobil për iPhone

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Ish-arkitekti i lartë softuerik i Microsoft-it zhvillon një aplikacion mobil për iPhone

ray_ozzie-100451435-primary.idgeIsh-arkitekti i lartë softuerik në Microsoft, RayOzzie, sapo ka lëshuar një aplikacion dhe shërbim mobil – dhe nuk është për Windows Phone, por për iPhone. Normalisht që Microsoft mund të mos e pëlqejë këtë veprim. Shërbimi i ri quhet talko dhe është synuar që mund të përdoret gjatë thirrjeve në konferenca dhe të zëvendësojë thirrjet gjatë takimeve tradicionale.

Me të, ju bëni biseda telefonike në formë më bashkëpunuese dhe më interaktive. Ju mund t’i incizoni thirrjet dhe më pas t’i etiketoni ato, t’i shënjoni ato dhe t’i shpërndani me të tjerët. Kështu, për shembull, ju mund të etiketoni pika të caktuara gjatë thirrjes që janë shumë të rëndësishme. Të tjerët mund të kërkojnë më pas për ato etiketa dhe të kërcejnë pikërisht në ato gjatë thirrjeve.

Ka edhe shumë veçori të tjera, duke përfshirë dërgimin e porosive me zë dhe foto, të qenit në gjendje për të parë indikatorët pamorë të atyre që janë në thirrje, kapjen e fotografive gjatë thirrjes, si dhe madje thirrje jo sinkronike të konferencave.

Microsoft mund të mos jetë shumë i kënaqur që aplikacioni ishte lëshuar për iPhone në vend se të lëshohej për Windows Phone. Uebfaqja e Talko-s thotë që ky shërbim do të vijë për më tepër platforma së shpejti, por nuk specifikon se cilat do të jenë ato. Nuk ka dyshim që platforma tjetër do të jetë Android. Por nuk është edhe aq e qartë nëse ky shërbim do të vijë edhe për Windows Phone.

Ozzie asnjëherë nuk ka bërë ndonjë ndikim të madh në Microsoft, kryesisht për shkak se Microsoft asnjëherë nuk diti se si ta përdor atë dhe ai asnjëherë nuk e hulumtoi terrenin. Ai është njëri nga pak njerëz të cilët mund të quhen vizionarë të teknologjisë, duke filluar me punën e tij në Visicalc, përgjatë punës së tij me Lotus Notes dhe më pas Groove Networks. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>