Siguri

Irani zhbllokon aksesin në Twitter dhe Facebook

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Irani zhbllokon aksesin në Twitter dhe Facebook

rrjete sociale iranPër herë të parë që nga “Revolucioni Jeshil” që ndodhi pas zgjedhjeve të vitit 2009 në Iran, qytetarët e këtij shteti kanë mundësi të aksesojnë Twitter-in dhe Facebook-un.

Faqet e mediave sociale, të bllokuara prej 4 vitesh, që nga e hëna ishin të aksesueshme në disa pjesë të shtetit, dhe kjo u duk qartë me hapjen e profileve dhe shkrimin e “cicërimave”.

Këto faqe u mundësuan nga shumë ofrues shërbimesh. Edhe pse aktualisht nuk ka asnjë deklaratë zyrtare disa prej drejtuesve iranianë , Lideri Suprem Ayatollah Ali Khamenei gjendet në Facebook që nga dhjetori dhe në Instagram që nga gushti i 2012. Presidenti i sapozgjedhur Hassan Rouhani gjithashtu e ka etiketuar censurën e internetit si të kotë.

Rouhani ka filluar të jetë pjesë e Twitter që nga qershori i këtij viti. Komitetit të Shtetit iu është dashur të zhbllokonte disa shërbime, por padyshim që Rouhani ka influencuar shumë për këtë vendim. Edhe pse kanë qenë të bllokuara për shtetin, disa iranianë të zotë në teknologji kanë patur mundësi aksesi nëpërmjet enkriptimit të rrjeteve VPN.

Një shef ekzekutivi në Iran ka bërë një deklaratë në janar ku thuhej se shteti ishte duke zhvilluar një softuer inteligjentë për të kontrolluar kundërshtarët në uebfaqet e rrjeteve sociale. Me fjalë të tjera , Irani mbase ka vendosur se është më e lehtë të kontrollosh kundërshtarët duke i lejuar ata në rrjete sociale se sa me anë të një rrjeti privat VPN. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>