Internet

Irani bllokon hyrjen në Google dhe Gmail

Oct 1 2012
0 Shpërndarje
Irani bllokon hyrjen në Google dhe Gmail

Qeveria iraniane është e vendosur për të kufizuar hyrjen në shërbimet Google dhe Gmail, për shtetasit e saj. Kjo nismë vjen pas prezantimit të një projekti për përdorimin e një rrjeti kombëtar të internetit.

Një studiues i sigurisë në Iran njoftoi nëpërmjet Twitter-it se qasja në Gmail dhe Google kishte qene e kufizuar. Ai më vonë njoftoi se është ende e mundur për të hyrë në Google përmes disa adresave IP.

“Gmail nuk është bllokuar në disa operatorë celularë”,- u shpreh studiuesi iranian nëpërmjet një mesazh të drejtpërdrejtë në Twitter.

Disa agjenci lajmesh, thanë se bllokimi ishte konfirmuar nga Abdolsamad Khoram Abadi, një zyrtar iranian përgjegjës për zbulimin e përmbajtjeve të paligjshme në internet. Ky i fundit ka pretenduar se vendimi është marrë në përgjigje të kërkesave të popullit iranian.

Njoftimet që vijnë nga Irani , flasin që shërbimi i Google në këtë vend do të bllokohet për shkak të përmbajtjes së një video në YouTube që ka ndezur protesta të gjerë për shkak të portretizimit denigrues të Profetit Muhamed.

Në maj, Irani tha se do të ndajë rrjetet e veta të brendshme nga Interneti, një plan që synon të izolojë vendin nga sulmet e hakerave. Ministri iranian i Komunikacioneve Reza Taghipour ka deklaruar se interneti është një “rrjet i pasigurt”, dhe softuerë lokalë do të përdoren për të krijuar një rrjet kombëtar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>