Internet

IPv4, drejt fundit!

Jan 31 2011
0 Shpërndarje
IPv4, drejt fundit!

Ata që bëjnë politikate e internetit pritet që gjatë javëes së ardhshme të paraqesin një lajm të cilin e kanë parashikuar për vite me radhë. Deti i adrsave IPv4 është shterrur!

Në momentin ku adresat IPv4 do të jenë shpërndarë tërësisht, operatorët do të jenë në gjendje që të marrin përsipër vetëm adresa të reja që përkrahin teknologjinë e zëvendësimit të njohur si IPv6, e cila në kthim në funksionon me protokollin e tanishëm të internetit, IPv4. IANA (Internet Assigned Numbers Authority) dhe NRO (Number Resource Organization) besohet se janë duke u përgatitur që të martën të dalin me një deklaratë që do të thotë se të gjitha adresat e mbetura IPv4 janë dorëzuar pranë Regjistrave Regjional të Internetit (RIR).

Në kthim regjistrat do të dërgojnë adresat e mbetura IPv4 tek operatorët përkatës gjatë muajve në vazhdim. Secili regjistër do të përfitojë një bllok prej 16.7 milion adresave IPv4 që do të shërbehen drejt atyre që vijnë të parët, përkatësisht drejt atyre që demonstrojnë se kanë nevojë për to. Brenda disa muajve, pesë regjistra regjional pritet të mbesin pa adresa IPv4. Vëzhguesit e industrisë presin që Asia Pacific Network Information Center (APNIC) të jetë organi i parë që do të mbetet pa adresa, ndërsa i fundit që do të mbetet pa adresa do të jetë Regjistri Afrikan për Resurse të numrave të Internetit.

“Kjo që po ndodh është një ngjarje e rëndësishme” tha Fred Baker, një zyrtarë pranë CIsco i cili udhëheq Task Forcën e grupit punues operativ të inxhinierëve të internetit për IPv6. “Nuk është fundi i PV4 si një biznes, pasi që RIR dhe numrat e tyre kanë një furnizim me të cilin do të punojnë gjatë muajve në vazhdim, dhe interneti IPV4 do të vazhdojë të jetë në funksion edhe për vitet tjera në vazhdim. Por qartë është fillimi i një fundi për IPV4”. Operatorët e internetit duhet që të përgatiten menjëherë për të bërë tranzicionin drejt iPv6 , për shkak se aty në fakt do të jenë të hollat e mençura. “Comcast, Google, Facebook dhe Youtube  kanë bërë një deklaratë të cilën CIO-të duhet ta ndjekin. E ardhmja e bizneseve të tyre në internet varet nga zhvillimi i përkrahjes për IPv6”.

John Curran, president dhe CEO i ARINI, ka paralajmëruar kompanitë në SHBA, agjencitë qeveritare dhe organizatat tjera që ueb faqet e tyre publike të bëhen gati për përkrahjen e trafikut IPv6 para fundit të vitit 2011. Curran ka thënë se presioni do të jetë mbi operatorët e rrjetit në momentin kur regjistrat regjional do të mbesin pa adresa IPv4. IPv4 është krijuar para 30 vitesh dhe sjell me vete një skemë të adresave prej 32 bit dhe mund të përkrahë përafërsisht 4.3 miliard pajisjes të lidhur direkt në internet . Komuniteti i inxhinieringut të internetit ka paralajmëruar operatorët e internetit për më shumë se një dekadë se do të vie dita kur do të shpenzohen adresat IPv4. Ata kanë përgatitur një avancim të quajtur IPv6 që veçohet me skemë të adresimit prej 128-bit dhe mund të përkrahë më shumë pajisje – (deri në fuqinë e 128-të). IPv6 gjithashtu ka një sistem sigurie të integruar në të të quajtur IPsec dhe është më i lehtë për tu menaxhuar përmes pajisjeve për autokonfigurim.

Në bazë të raporteve diku rreth 99.95% e internetit është trafik me IPv4 ndërsa  pjesa tjetër e mbetur është me IPv6. “Nuk ka rizë, por duhet të merren veprime në mënyrë që interneti të vazhdojë të rritet” ka thënë Russ Housley drejtor i IETF, për networkworld.com. “Tranzicioni drejt IPv6 kërkon vëmendjen e prodhuesve, ISP-ve, CEO-ve, administratorëve të sistemeve dhe rrjeteve, ofruesve të përmbajtjeve dhe shumë të tjerëve. E në anën tjetër prindërit apo fëmijët madje as që do ta hetojnë tranzicionin. Ata do të vazhdojnë të jenë të mahnitur me mundësitë e pafundme me rritjen e internetit” tha ai. Kosova momentalisht ka tre ISP më kryesor, IPKO, Kujtesa dhe Artmotion të cilët padyshim se duhet të jenë gati për të punuar në këtë drejtim dhe për të përgatitur infrastrukturën dhe pajisjet e tyre për të përkrahur IPv6.

 

Lajmet e fundit>