IT Organizate

Ipko merr pjesë në MWC 2012

Mar 7 2012
0 Shpërndarje
Ipko merr pjesë në MWC 2012

Kompania telekomunikuese dhe njëri nga dy operatorët mobil kosovar, IPKO edhe këtë vit sikur viteve të kaluara ka marrë pjesë në ngjarjen kryesore në industrinë e telekomunikacionit në botë, Mobile World Congress 2012, që njëjtë si viteve tjera u mbajt në Barcelonë të Spanjës.

Kjo ngjarje sipërore në këtë industri mbledh më shumë se 60 mijë veta, 3 mijë drejtor ekzekutiv, 3 mijë kanale mediale dhe 12 mijë zhvillues të aplikacioneve mobile, e në mesin e tyre kanë qenë edhe disa menaxherë të IPKO-s të cilët kanë zhvilluar takime frytdhënëse me liderë botërore të teknologjisë nga Cisco, Ericsson, etj.

“Qëllimi i prezencës tonë të vazhdueshme në Kongres është gjetja e mundësive të reja të bashkëpunimit me liderët botëror të teknologjisë, për të sjell produktet dhe shërbimet më të avancuara të teknologjisë edhe tek përdoruesit kosovar. Prezenca jonë në MWC këtë vit ka qenë shumë e frytshme, dhe rezultatet e para të bashkëpunimit me kompanitë më të mëdha botërore do të shihen shpejtë” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

Ndër temat kryesore të shtjelluar në këtë kongres këtë vit ka qenë pagesa përmes telefonave mobil, derisa hapësirë të gjerë kanë pasur edhe zhvilluesit e aplikacioneve mobile.

IPKO ka qenë në mesin e shumë kompanive të njohura globale në tregun e telekomunikacionit si IBM, Google, Facebook, Nokia, Samsung, HTC, HP, Ericsson, Research In Motion, Cisco, Oracle, AT&T, Vodafone, eBay, Foursquare, Deutsche Telekom, Adobe, Alcatel-Lucent, Citigroup, Telefonica, Visa, Huawei, ZTE, etj, që kanë marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Mobile World Congress.

Lajmet e fundit>