Internet

IPKO liron kabllorin për biznese

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
IPKO liron kabllorin për biznese

IPKO, në bashkëpunim me partnerin e saj strategjik Digitalb, gjatë fundit të këtij viti ka filluar të ofrojë ulje çmimesh për klientët e saj të sektorit të biznesit. Përveç pakove me çmim të zbritur, bizneseve u është mundësuar të paguajnë më pak edhe për aktivizimin fillestar të televizionit digjital kabllor.Shpenzimet mujore të hoteleve dhe pikave të basteve në Kosovë falë ofertave të IPKO-s kanë filluar të jenë më të ulëta, duke u mundësuar atyre madje deri në 60 për qind zbritje të shpenzimeve, gjithnjë duke u bazuar në numrin e pakove që blihen nga biznesi përkatës. Çmime të zbritura, deri në 40 për qind më lirë, ofrohen edhe për bizneset e tjera që marrin ndonjërën nga pakot e televizionit digjital, përkatësisht pakon Familjare apo atë Premium, kjo e fundit përfshin të gjitha kanalet e Supersport dhe Supersport Kosova.

Përveç çmimeve të zbritura për pakot e ofruara të televizionit Digjitalb, IPKO ka zbritur edhe koston e aktivizimit fillestar për shërbimin e televizionit kabllor digjital, ndërsa zbritja ndryshon varësisht prej numrit të pakove me abonim mujor. Çdo biznes merr faturë të rregullt mujore për të gjitha pakot aktive. Së fundmi, IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligës Angleze, Spanjolle, Seria A, Ligën e Kampionëve, Gjermane, Holandeze, Portugeze, Shqiptare, Copa Del Rey në Spanjë si dhe shumë ngjarjeve të tjera sportive, si NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, Kampionatin Botëror në Basketboll, Formula 1 për më shumë se tre vjet. Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive në treg sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit dhe të rejave që sjell për shikuesit.

Lajmet e fundit>