Slider

iPhone-t dhe iPad-ët mund të na bëjnë të zgjuar nëse i lejojmë

Jan 22 2013
0 Shpërndarje
iPhone-t dhe iPad-ët mund të na bëjnë të zgjuar nëse i lejojmë

ipadiphoneDuhet ta pranojmë se ne kryesisht i përdorim pajisjet celulare për lojëra, muzikë, rrjetet sociale, shopping, argëtim dhe aktivitete të tjera të shumëllojshme.

Pyetje: Nëse dikush nga viti 1950, papritmas shfaqet sot,cila do të jetë gjëja më e vështirë për ti shpjeguar atij rreth jetës sot?

Përgjigje: Të zotëroj një pajisje në xhep, që është e aftë të hyjë ne tërësinë e informacionit te njohur tek njeriu.

Kjo shaka e vogël ka shkuar virtualisht në mediat sociale. Postuesi popullor i Facebook George Takei e ka shpërndarë atë. Ish-aktori Star Trek ka 1.4 milion fansa në faqen e tij në Facebook dhe rregullisht poston mesazhe humori që i bëjnë “thirrje” teknologjisë.

Kjo shaka është qesharake për shkak se ajo është e vërtetë: Ne kurrë nuk kemi pasur më fuqi njohurie në pëllëmbët e duarve tona, në formën e smartfoneve dhe tabletave, dhe ende vazhdojmë të përdorim këto pajisje mobile për fotot e bukura, “grindje” të vogla, thashetheme dhe argëtim të shpejtë.

Vitin e kaluar, 25 miliardë $ vlerë blerjesh u nxor nëpërmjet telefonëve dhe tabletëve, një normë rritje prej më shumë se 80 për qind nga viti paraprak, sipas eMarketer.

Firma studiuese parashikon këtë shifër të kaloje në 87 miliardë $ deri në vitin 2016, ose një e katërta e të gjitha e-commerce. (CIO Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>