Harduer

iPhone 5 vjen me A5 CPU

May 16 2011
0 Shpërndarje
iPhone 5 vjen me A5 CPU

altiPhone i ardhshëm i Apple do të jetë me procesorin e ri A5, por a do të jetë kjo e mjaftueshme që të bleni një iPhone të ri vetëm për një procesor.

iPhone i ri, për të cilin shumë analist mendojnë se do të dal në treg në shtator të këtij viti, do të ketë procesorin A5, që është i njëjti që përdoret në iPad 2, deklaroi analisti Aaron Vron, CEO i Rapid Repair.

Ai deklaroi që bazuar në supozimet e tij A5 do të jetë pjesë e gjeneratës së re të iPhone, pasi vitin e kaluar iPad dhe iPhone mbetën meA4.

Ngjashëm si A4, A5 është i bazuar në dizajnin ARM Cortex, sidoqoftë, procesori dy-bërthamësh është ndërtuar në Cortex A9 që punon në 1GHz.

Megjithatë Vronko, dyshon që Apple muund të ngadalësojë A5 pasi ka shumë fuqi dhe në mënyrë që të zgjasin jetën e baterisë ata mund ta ulin fuqinë e A5 në 800MHz ose 900MHz. Arsye tjetër për këtë është që me uljen e shpejtësisë së procesorit Apple do të tejkalojë nevojat e iOS dhe aplikacioneve të tij.

“S’janë shumë aplikacione që kanë lodhur harduerin. Apple është mbrojtës i cikleve të procesorëve, dhe me API-të e tyre minimale, softueri kurrë nuk i ka shkaktuar telashe harduerit më parë,” vazhdon Vronko.

Pikërisht kjo ndodhi vitin e kaluar kur ata debutuan shumë-detyrat në iOS4, por limituan numrin e proceseve, përfshirë luajtjen e audiove, VoIP, dhe shërbimet lokalizuese. Për vite hardueri është shpejtuar, dhe në iPhone e ardhshëm, hardueri do të jetë më i mirë se softueri.

Për arsye se Apple akoma nuk ka lëshuar akoma SDK për iOS 5, që pritet të ndodh muajin e ardhshëm në Konferencën Mbarëbotërore të Zhvilluesve softuerik, të vetmet aplikacione që mund të shohim duke përdorur fuqinë e A5 janë vetëm aplikacionet e Apple.

“Kjo mund të jetë hera e parë që ngritja në cilësinë e iPhone mund të mos jetë aq joshëse. Para kësaj ka patur mjaft arsye për të marr një iPhone të ri, por, njerëzit që tashmë posedojnë iPhone 4 mund të mos shohin mjaft arsye që të vrapojnë të blejnë një iPhone 5,” vazhdoi Vonko.

Më parë Apple ka paraqitur inovacione të rëndësishme në çdo version të iPhone. Apple debutoi iPhone 3G, i pari që mund të funksiononte në rrjeta mobile 3G. Një vit më pas, iPhone 3GS erdhi me performancë dhe kamera më të mirë. Më 2010, iPhone 4 soli një paraqitje me rezolucion më të lartë, dhe një kamerë të dytë për video thirrje FaceTime.

Lajmet e fundit>