Mobile

iPhone 5 me 4G = sukses i padyshimtë

May 15 2012
0 Shpërndarje
iPhone 5 me 4G = sukses i padyshimtë

Nëse janë për tu besuar rezultatet e sondazhit të ri të PCWorld dhe Macworld, produkti i
ardhshëm i Apple, iPhone 5 me shërbimin për transferim të shpejtë të të dhënave, LTE do të jetë një sukses i padyshimtë në treg.

Një numër i madh i njerëzve planifikojnë të blejnë ose ndryshojnë celularin e tyre të mençur në 4G iPhone, dhe shumica e tyre si arsye kryesore përmendin teknologjinë LTE wireless sipas rezultatet të sondazhit.

Nga respodentët e Macworld, 70% deklarojnë që do të blejnë pajisjen e re me 48% e tyre që deklarojnë se do ta porositin para se të dal në treg. Shumë më pak lexues të PCWorld, afër 15%, janë pothuajse të joshur në tërësi nga pajisja. Por, gati 40% të përdoruesve mobil të cilët as nu lexojnë PCWorld as Macworld deklarojnë që edhe ata do të blejnë iPhone 5.

Sondazhi i PCWorld/Macworld ishte realizuar në muajin mars me një numër prej 1248 respodentëve: 592 lexues të PCWorld, 271 lexues të Macworld, dhe një panel prej 385 përdoruesve të celularëve të mençur të cilët nuk lexojnë asnjërën nga revistat e mësipërme.Kur jemi tek operatorët mobil, lexuesit janë më hezitues në ndërrimin e tyre, derisa shumica e atyre që nuk lexojnë revistat deklarojnë që do të ndryshojnë operatorin mobil, e arsyeja kryesore për këtë deklarojnë që është tentimi për të shkurtuar shpenzimet.Deri tani Apple nuk ka dhënë informata specifike për versionin e ri të iPhone e as nuk dihet ndonjë datë e përafërt e daljes në treg të tij. Ndërkohë analistët janë të befasuar për të mirë me shitjet mjaftë të suksesshme të iPhone 4S, version i cili kishte zhgënjyer shumë veta me mungesën e shërbimeve 4G. Pikërisht këto shitje të suksesshme të iPhone 4S inkurajojnë ekspertët për rezultate edhe më të mira të iPhone 5 nëse vjen me teknologjinë LTE. /cio.al/

Lajmet e fundit>