Harduer

iPhone 5 fiton notën 7 nga 10 në iFixit

Sep 30 2012
0 Shpërndarje
iPhone 5 fiton notën 7 nga 10 në iFixit

Produktet e Apple historikisht kanë fituar një vlerësim të ulët nga uebfaqja e serviseve iFixit, por pajisja e fundit i thyen këto tradita. iPhone 5 fitoi notën 7 nga 10 në shkallën e riparimit, ku sa më e lartë të jetë nota, aq më e thjeshtë është ta riparosh.

Ata që punuan me iPhone janë të njohur me pajisjet e Apple. Nuk ka ndryshime nga pajisjet parardhëse përveç vidave, dhe sa futesh brenda çdo gjë është e lehtë. iPhone 5 përdor një dizajn më të favorshëm.

Kjo do të thotë që nëqoftëse doni të zëvendësoni ekranin e thyer, do të jetë shumë e lehtë ta hiqni. Gjithsesi duke konsideruar që xhami i ekranit dhe LCD janë pjesë të gjitha bashkë, kostoja e rregullimit do të kushtojë shumë.

iMore raporton se Apple do të jetë në gjendje ta zëvendësojë ekranin e thyer ose të prishur të iPhone 5 direkt në dyqanet e saj pa pasur nevojë të zëvendëohet i gjithë aparati. Një burim brenda Apple tha se pjesët e këmbimit janë në shërbim të dyqaneve tani dhe do të jenë në rezervë aty. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>