Business & Management

iPhone 5 dështon në zgjerimin e tregut të Apple në Kinë

Feb 10 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5 dështon në zgjerimin e tregut të Apple në Kinë

Pavarësisht lancimit të iPhone 5 në dhjetor të 2012 në Kinë, zgjerimi i tregut të Apple në këtë vend nuk u rrit shumë gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, sipas firmës kërkimore Canalys.

iPhone 5Kompania mbajti të njëjtin pozicion si në tremujorin e tretë, pra, vendin e gjashtë. Gjatë tremujorit të katërt pozicioni i saj në treg u rrit në 8.5%, pra vetëm me 0.5% më shumë se tremujori i kaluar.

Në kontrast, Samsung si konkurent i saj zuri vendin e parë me 16% të tregut më pas vinin prodhuesit vendas të smartfonave Lenovo, Yulong Computer Telecommunication Scientific, Huawei dhe ZTE.

Pavarësisht shitjeve të mira të iPhonë 5, ndikimi i tyre në tregun Kinez është ndihmuar nga rritja e fuqishme në tërësi e tregut të smartfonave në Kinë, tha Peng. Gjatë tremujorit dërgesat e smarfonave ne tregun Kinez arritën në 65 milionë cope, me një rritje të ndjeshme të pajisjeve me kosto të ulët, që mund të shkonin deri në 500 juan (79$).

Shitjet e iPhone 5 janë shumë të larta edhe sic Apple deklaroi ka shitur 2 milionë iPhone që në fundjavën e parë të shitjeve në Kinë, tha Peng. Dërgesat e Apple tremujor pas tremujori jane rritur në 30 %, tha ajo. Penetrimi i kompanisë në tregun Kinezë është kufizuar nga mungesa e smartfonave me cmim të ulët në portofolin e tyre të produkteve.

Apple gjithashtu duhet të nënshkruajë edhe një kontratë me operatorin më të madhë të Kinës, China Mobile për të shitur iPhonat e saj. “Apple vetem kaq mund të bëjë”, tha Peng, “Lenovo, Huawei e ZTE jane favorizuar vetëm nga pajisjet me cmim të ulet.” Tregu i Kinës është kaq i gjerë sa Lenovo arriti të bëhej një nga 5 shitësit më të mëdhenjë në botë në tremujorin e katërt, vetëm nga shitjet brenda Kinës, sipas Canalys.

Tregu i Kinës dominohet nga shitësit vendas të smartfonave. Sipas Peng, rreth 70% e shitjeve vijnë nga brandet lokale. Shitësit e huaj si Nokia, BlackBerry, HTC, Sony, kanë dështuar në prodhimin e pajisjeve që do të tërhiqnin masën në Kinë. “Edhe pse ky treg është i hapur ai është shumë, shumë konkurues”tha ajo.”Nuk është vetëm për faktin e pajisjeve me cmim të ulët, por të krijosh një produkt që të jetë i sukseshëm në treg.” (CIO Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>