Mobile

iPhone 4s ndihmon Apple ndaj Android

Jan 19 2012
0 Shpërndarje
iPhone 4s ndihmon Apple ndaj Android

Versioni i fundit i iPhone, 4S ka ndihmuar kompaninë Apple të rimarrë pjesën e humbur të tregut nga Android. Nga ata që kanë blerë celular të ri të mençur në dhjetor të vitit të kaluar, vetëm 2.4% kanë preferuar Android para iPhone, sipas të dhënave të fundit të Nielsen.

Sondazhi shfaq që 44.5% e njerëzve që kanë blerë celularë të ri në dhjetor kanë zgjedhur iPhone, që është dyfish më shumë se në muajin tetor. Në anën tjetër Android ka rënë nga 61.6% në tetor në 46.9% në dhjetor, duke e vendosur platformën mobile të Google pothuajse në pozitë të barabartë me Apple. Ndërsa BlackBerry i RIM ka rënë nga 7.7% shitje në tetor në 4.5% të tregut në dhjetor.

Një fakt tjetër mjaft i dobishëm për Apple është që 57% e celularëve të serisë iPhone të shitur në dhjetor ishin të versionit 4S. Gjithashtu tregu i Apple nga 26% në çerekun e tretë të vitit është rritur në 43% në tetor dhe nëntor të vitit. Ndërkohë Android ka rënë nga 60% në 47%. Sipas të dhënave të Nielsen tre celularët e mençur më të shitur në SHBA ishin të gjithë nga Apple, iPhone 4S, iPhone 4, dhe iPhone 3GS që kanë arritur të mposhtin një numër të madh të Android-ëve. Gjithashtu sipas Nilesen gati gjysma e përdoruesve të celularëve në SHBA, gati 46% kanë celularë të mençur.

Lajmet e fundit>