Harduer

iPad3 vjen në mars?!

Feb 3 2012
0 Shpërndarje
iPad3 vjen në mars?!

Thashethemet për iPad 3 janë shtuar këtë javë, e kësaj i ka ndihmuar në masë të madhe bllogu japonez Macotakara, sipas raporteve të së cilit tableti i shumëpritur vjen në mars.

Disa raporte të mëhershme parashihni që iPad 3 do të dal në treg në fund të muajit shkurt, që të korrespondojë me ditëlindjen e themeluesit të Apple, Steve Jobs.

Macotakara raporton se një event “i ndryshëm” i Apple do të ndodh në fund të muajit shkurt, por s’do të jetë i lidhur me iPad 3. Më shumë supozohet se do të ketë të bëj me shërbimet e Apple ose diçka të lidhur me sistemin operativ iOS 5.1 që është lëshuar në formën beta për zhvilluesit.

iPad3 ose ndoshta edhe iPad 2S (sipas iPhone 4S) pritet të jetë pak më i hollë se iPad 2 ashtu që të përshtatet me shfaqjet në definicioni ne lartë për “retinan”, të operoj me procesor katërbërthamësh A6 dhe të përkrah rrjetin 4G LTE. Gjithashtu pritet dyfishimi i performancës së baterisë në krahasim me iPad 2. Edhe iPad 2 ishte publikuar në fillim të muajit mars, para se të shpërndahej në fund të muajit.

Lajmet e fundit>