Business & Management

iPad të rrisë praninë e vet në treg

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
iPad të rrisë praninë e vet në treg

Sipas ndërmarrjes hulumtuese IDC, iPadi i Apple do të rrisë praninë e vet në treg duke lënë edhe më shumë pas vetes kundërshtarin Android gjatë këtij viti, falë veçorive të reja që janë paraqitur me iPad 3 dhe vendimin e ndërmarrjes për të zvogëluar çmimin e iPad 2.

Ky parashikim vjen teksa analistët e IDC-së, duke cituar numrin e madh të tabletëve që priten të blihen gjatë gjysmës së dytë të vitit, rritën parashikimet e tyre për tregun, duke thënë që gjatë këtij viti mund të shiten 107.4 milionë tabletë, që paraqet një rritje prej 106.1 milionë sa ishte thënë më parë.

Dhe kjo ngritje do të vazhdojë, thonë analistët në një raport të 14 qershorit. Për vitin 2013, ata thanë që nga 137.4 milionë sa kishin parashikuar më parë, numri i tabletëve të shitur mund të shkojë deri në 142.8 milionë, me shitjet që parashihet të rriten në 222.1 milionë deri në vitin 2016. Këta numra do të mund të rriteshin me lëshimin e sistemit operativ Windows 8 nga Microsoft, që jo vetëm që do të jetë i përdorur në ekrane të ndjeshme për prekje, por ai poashtu funksionon në sistemet x86, si tabletët e fuqizuar nga arkitekturat sistemi-në-një-çip (SoC) si ARM Holdings.

Sipas Tom Mainellit, drejtor hulumtues për pajisjet e lidhura mobile, tabletët janë duke u vëzhguar dita-ditës edhe më tepër nga bizneset.

Sipas IDC-së, Apple dhe iPadi i vet pritet të jenë përfituesit parësorë të ngritjes në treg. Në vitin 2011, iPadi dhe sistemi i vet operativ iOS kishte 58.2 përqind të tregut. Gjatë këtij viti, kjo prani pritet të rritet në 62.5 përqind. Kjo do të vijë si rezultat i zvogëlimit të tabletëve që e përdorin sistemin operativ Android të Google, që sipas analistëve do të ketë rënien e vet në treg nga 38.7 përqind sa e kishte gjatë vitit të kaluar në 36.5 përqind gjatë këtij viti. (CIO Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>