Harduer

iPad po shënon rënie në treg

Oct 23 2011
0 Shpërndarje
iPad po shënon rënie në treg

Sipas një të dhëne të paraqitur nga një ndërmarrje hulumtuese, pas një kryesimi të arritur në tregun e tabletëve që nga dalja e iPadit në prill 2010, Apple është duke humbur praninë e vet në tregun botëror, krahas rritjes së pajisjeve Android.

 

iPadi i Apple ende kryeson tregun botëror me 67% të shitjeve të bëra në çerekun e tretë të vitit, tha Strategy Analytics. Por kjo paraqet ulje të madhe në krahasim me 96% të pranisë së tregut që e pati në krahasim me të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit 2010, kur sfiduesit ishin vetëm në fillim të paraqitjes së produkteve sfiduese.

Tabletët që e kanë sistemin Android të Google morën 27% të shitjeve të përgjithshme botërore gjatë çerekut të tretë të këtij viti, që paraqet një rritje më të madhe se 10 herë, në krahasim me praninë që e kishte nga çereku i njëjtë gjatë vitit të kaluar, raporton Strategy Analytics.

Mbi të gjitha, 16.7 milionë ishin shitur në çerekun e tretë, tha Strategy Analytics, gati katër herë më tepër se 4.4 milionë sosh të shitur gjatë çerekut të tretë të vitit./cio.al

Lajmet e fundit>