Siguri

iPad në ndërmarrje: 3 brenga që mbesin

Mar 30 2011
0 Shpërndarje
iPad në ndërmarrje: 3 brenga që mbesin

Popullariteti i iPad ka befasuar ndërmarrjet. Përderisa punëtorët kanë “iPad2 party”, IT profesionistët vazhdojnë të kenë brenga sesi do të ndikoj kjo në produktivitetin e kompanisë. Për këtë çështje një analist nga kompania Forrester Research organizoi një telekonferencë me 214 IT profesionistë për të diskutuar ndikimin e iPad-it dhe tabletëve tjerë në organizatat e tyre. Sipas tij tashmë janë rreth 15 milionë iPad në duar të konsumatorëve dhe gjysma e tyre arrijnë deri në zyrat e kompanisë ku punojnë pronarët e atyre iPad-ve.

Forrester ka lëshuar rezultatet e sondazhit të 2300 IT ekzekutivëve javën e kaluar, rezultate që tregojnë se një në katër kompani përdorin ose planifikojnë të përdorin tableta. Këto shifra sigurisht që do të rriten duke parë suksesin e jashtëzakonshëm të debutimit të iPad2 më herët këtë muaj. Kërkesa vazhdon të tejkalojë ofertën, përderisa dyqanet e Apple shesin stoqet ditore brenda një ditë. Edhe shitjet globale këtë vit kanë hasur në probleme të ngjashme.

S’ka dyshime që aplikacionet produktive të iPad si QuickOffice, DocuSign, SoundNote dhe Salesforce Chatter po shfrytëzojnë momentin. Ndërsa njëra nga kompanitë po mendon të pajis ekzekutivët me iPad2 ashtu që ata të shfrytëzojnë njërën nga veçoritë e reja të pajisjes: outputin për video projektorin HD. Ndërmarrjet kanë përqafuar iPad shumë shpejt, duke befasuar edhe Apple. Nuk është parë një nivel kaq i lartë i adaptimeve të pajisjeve nga ndërmarrjet para daljes së iPad2 në treg. Megjithatë edhe një përqafim kaq i lartë lë hapësirë për pak panikë. Më poshtë do të gjeni tri pikëpyetjet kryesore për iPad, sipas hulumtimit të Forrester.

Cilat janë përfitimet e biznesit?

Të kalkulosh ROI (normën e kthimit në investim) për shpenzime të larta për iPad mund të jetë një punë e vështirë për një CIO. Duhet të pranojmë që bizneset akoma janë duke “materializuar”. Por, ka shenja që iPad rrit produktivitetin, veçanërisht në fushat ku perceptimi ka rëndësi si mbledhjet e bordit, prezantimet e shitjeve, dhe angazhimet në fushat e shërbimeve.

“Është dëgjuar gati nga çdo kompani e madhe: Ju bën juve dhe IT organizatën tuaj të dukeni shkëlqyeshëm kur i jepni nivelit të tretë të stafit tuaj dhe bordit të drejtorëve një iPad në vend të një kordoni 400 faqësh,” – shkruan në hulumtimin e Forrester. Në një kompani prodhuese e pajisjeve mjekësore në Silicon Valley, Conceptus, gati çdo ekzekutiv dhe shitës kanë një iPad. Një nga drejtorët më të lartë rrallë prek një iPad, përderisa kryesuesja e çështjeve ligjore e përdorë atë çdo ditë. Ajo e sjell atë në takime ku shpesh pyetet për çështje legale. Ajo përdor iPad-in të gjej më shpejt përgjigjet se sa të kërkoj në një grumbull letrash për përgjigjen e saj.

Në anën tjetër CIO i Florida State College në Jacksonville, Rob Rennie, një përdorues i hershëm i iPad, ka qenë dëshmitar i rritjeve solide në produktivitet. Për shembull, në takimet e buxhetit drejtorët ekzekutiv tani me iPad-e përgjigjen në pyetjet për koston aty për aty. Paraja alokohet ose refuzohet bazuar në informatat në kohë gjatë takimit më mirë se sa të lihet për takimet e ardhshme pas disa javëve.

Çfarë është gjendja e sigurisë?

Apple e ka bërë iPad2 goxha të sigurt shkruan në raport. Shumë kompani me kërkesa strikte të sigurisë si Lloyd’s në Londër, Morgan Stanley dhe JPMorgan Chase, kanë adaptuar iPad-in.

Ky raport pret që edhe RIM PlayBook-u i ardhshëm të ketë siguri të nivelit më të lartë, ndoshta edhe më të mirë se iPad. Përfundimi i raportit është që edhe iPad-ët edhe PlayBook-ët janë mjaft të sigurtë për shumicën e skenarëve biznesor. Por, çfarë në lidhje me tabletat me Android? Jo shumë. Raporti thotë që Android është rreth 18 muaj pas Apple. Kur vije tek siguria, pritet të jetë garë ndërmjet iPad dhe PlayBook, me Androidin shumë mbrapa.

Megjithatë edhe pse janë mbrapa në aspektin e sigurisë nuk mund të mohohen në përgjithësi pasi që disa kompani kanë kërkesa të ndryshme për fushën e sigurisë.

A ka mjaft bandwidth?

Më shumë se siguria, ajo çfarë brengos është pesha që do të vënë iPad-ët në rrjetat wireless. Thjesht s’ka mjaft bandwidth për broadband mobil. Përderisa tranzicioni nga 3G në 4G do të ndihmojë, kjo s’do të mund durojë shumë video biseda FaceTime.

Në anën e 3G, kjo do të thotë që një kompani nuk do të jetë në gjendje të shpërndaj iPad aplikacionet kritike për punën e punëtorëve në lëvizje kur atyre u nevojiten ato. Në anën e WiFi, kompanitë duhet të devijojnë kapacitetin e tyre. Tashmë është e shtrenjtë të ofrohen pika qasjeje për WiFi për të gjithë punëtorët që dëshirojnë të lidhin në mënyrë wireless me rrjet në laptopët e tyre.

CIO-të kanë dalur me disa mënyra për të ulur tendosjen në rrjetat wireless, sikur limitimi i përdorimit të videove dhe Youtube. Tani iPad-ët, që mund të lidhen vetëm wireless, së bashku me FaceTime video bisedën e Apple, do të rëndojnë problemin.

“Nëse jeni kompani, atëherë jeni të brengosur,” përfundon raporti.

Lajmet e fundit>