Harduer

IPad-i vjen me 1 milionë pikselë më shumë se HDTV

Mar 8 2012
0 Shpërndarje
IPad-i vjen me 1 milionë pikselë më shumë se HDTV

Thashethemet kanë marrë fund të mërkurën kur nën-presidenti i Apple, Phil Schiller shfaqi detajet e iPad-it të ri i cili për momentin thjesht nuk ka emër. Nëse dëshironi thirreni iPad3, iPad HD, ose thjesht “iPad i ri”.

“Për herë të parë, një iPad ka rezolucion më të lartë edhe se ekrani që gjendet pas meje,” deklaroi Schiller, i cili kishte sjell me vete pajisjen në podium për të njoftuar të pranishmit me produktin e fundit të Apple. Ashtu siç pritej, ekrani i Apple do të shfaq rezolucion 2048 me 1536 pikselë, që është rreth 3 milionë pikselë, 1 milionë më shumë se 1080p HDTV, me nga 264 pikselë në çdo inç të ekranit 9.7 inçësh. Gjithashtu ekrani ka edhe njomje më të mirë të ngjyrave për 44% në krahasim me modelin paraprak.

Për herë të parë Apple kishte përdorur “ekranin Retina” në iPhone 4, ku kishte vendosur nga 326 pikselë për inç në ekranin prej 3.5 inçësh. Edhe pse në shikim të parë në bazë të shifrës mund të duket që iPhone ka më shumë pikselë se iPhone 4 ose 4S, kjo vjen vetëm si pasojë e ekranit shumë më të vogël të iPhone dhe distancës relative nga syri në të cilën e përdorin konsumatorët pajisjen.

Ndër karakteristikat tjera të iPad-it pos emrit “iPad-i i ri”, është shpejtësia e shkarkimit deri në 72Mbps në rrjetet 4G LTE dhe 21Mbps në HSPA+. Gjithashtu mund të funksionoj si hotspot nëse kjo veti përkrahet nga operatori. Bateria zgjat për 9 orë në rrjetet 4G LTE dhe 10 orë në Wi-Fi. Vjen në dy ngjyra, i bardhë dhe i zi, dhe përkrah katër gjuhë: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, dhe japonisht.

iPad-i i ri do të jetë në treg në 10 vende nga 16 marsi për një çmim prej 499$. Tableti i ri i iPad do të shitet në dyqanet e Apple në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Japoni, Kanada, Zvicër, Gjermani, Francë, Hong Kong, Singapor dhe Australi nga 16 marsi dhe varësisht prej karakteristikave të pajisjes do të ndryshoj edhe çmimi. Megjithatë nuk do të ndryshoj shumë nga iPad 2. Tabletët vetëm më Wi-Fi do të kushtojnë 499$, 599$, dhe 699$ për 16 GB, 32 GB dhe 64 GB. iPad-ët me lidhjen 4G LTE kanë çmime 629$, 729$ dhe 829$ për versionet respektive, 16 GB, 32 GB dhe 64 GB.

Karakteristikat kryesore të iPad janë ekrani 9.7 inç me 2048×1536 pikselë e quajtur “retina” me një çip grafike A5X katër bërthamësh. Shfaqja është më e lartë se rezolucioni standard i televizioneve të definicionit të lartë, 1080p HDTV.

Lajmet e fundit>