IT Organizate

iPad-ët në ndërmarrje: Pesë mënyra për të negociuar

Jul 25 2011
0 Shpërndarje
iPad-ët në ndërmarrje: Pesë mënyra për të negociuar

A e dini se mund të përfitoni margjinë të lartë të zbritjeve në çmim kur blini së paku 1,000 iPad nga një shpërndarës i Apple? Para se të filloni të përdorni iPad në ndërmarrjen tuaj së pari lexoni këto pesë gjëra që duhet ti dini nëse dëshironi të arrini marrëveshjen më të përshtatshme për kompaninë tuaj.

Edhe një herë Apple dëshmoi se iPad-ët kanë filluar të përdoren me të madhe nëpër ndërmarrje të ndryshme. Në raportin vijues financiar për çerekun e dytë të këtij viti, Apple njoftoi që 86% e kompanive në listën e 500 kompanive më të suksesshme në botë sipas revistës Fortune, përdorin ose së paku janë duke testuar iPad-ët në kompanitë e tyre. Të njëjtën gjë po e bëjnë edhe kompanitë që gjenden në mesin e kompanive më të suksesshme në botë sipas listës Global 500. Këto shifra tregojnë një rritje prej 75% në krahasim me çerekun e kaluar.

Por, jo vetëm në biznese mund të hasim në një përdorim kaq të gjerë të iPad-ëve. Sipas Apple, iPad-ët janë të popullarizuar jashtëzakonisht edhe në arsimim, sidomos kolegjet amerikane.

Një raport i kompanisë Forrester Research hedh në pah që prodhuesit e tabletëve po synojnë të fusin produktet e tyre në industri si shëndetësia, divizionet prodhuese dhe logjistike, arsimim dhe patundshmëri sepse tabletët kanë potencial të revolucionojnë mënyrën e zakonshme të proceseve biznesore. Raporti parasheh që më shumë se 24 milionë tabletë do të shiten në tregun e konsumatorëve në SHBA, që do të jetë më shumë se dyfishi i 10.3 milionë tabletëve të shitur në vitin 2010.

Tani Forrester Research ofron pesë taktika të frytshme për të negociuar me shpërndarësit e iPad-ëve apo tabletëve tjera në ndërmarrjen tuaj:

1. Qëndroni me parimin tuaj themelor për harduerin burimor. Për tabletë tjera pos iPad-ëve, ju do të dëshironit të publikonit një RFx (kërkesë për X) me anë të tregtarëve teknologjik. Këta tregtarë janë të dëshpëruar që të gjejnë një masë të gjerë përdorimi për produktet e gjeneratës së parë të tyre, e cila do të duhej tu jepte korporatave kliente një avantazh.

Posedimi i një RFx do të ju ndihmoj të rregulloni një parim biznesor edhe për tabletë, një kriter që do të ju ndihmoj që të vendosni nëse tabletët duhet të jenë iPad apo jo.

2. Punoni në relacion biznes-me-biznes ashtu që të siguroni çmimet dhe opsionet më të mira, që janë ndryshe nga ato për konsumatorët e thjeshtë. Menaxherët e shpërndarjes të Apple synojnë kompani strategjike në industri të rëndësishme duke krijuar programe speciale që zgjerojnë përdorimin e sistemit operativ iOS. Ju mund të jeni njëra nga ato kompani, prandaj futni në punë menaxherët tuaj.

3. Blerja është më e mirë kur shitësi është më i dëshpëruar. Kjo do të thotë që kompania mund të përfitoj kur shpërndarësi i tabletëve është afër mbylljes së librave financiar në vitin apo çerekun fiskal. Kjo do të ngjaj më shumë në “të bëj diçka të veçantë që të ndihmoj të arrij një marrëveshje gjatë këtyre periudhave,” shkruan në raport një analist i Forrester.

Nëse koha nuk është arma juaj më e fortë në biznes, ju mund të negocioni një shpërndarje të tabletëve në fund të çerekeve fiskale. Sigurisht, Apple ndoshta nuk do të ketë nevojë për kompaninë tuaj në fund të çerekut pasi ata shënuan një rekord në të hyra me 28.6 miliardë dollarë në çerekun e fundit, që përfshinte 9.2 milionë iPad të shitur në krahasim me 3.3 milionë të shitur në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

4. Ka edhe disa pika të Apple të cilat mund të ndihmojnë menaxherët tuaj të cilët mund të kenë pak ose fare aspak përvojë me produktet e Apple, që të negociojnë marrëveshje më të dobishme për kompaninë tuaj.

A e keni ditur që shpërndarësit e Apple fitojnë bonuse në pika margjinale në të gjitha blerjet me një shifër minimale prej 1,000 iPad-ëve? Negociuesit me përvojë i dinë këto pika. Nëse jeni të gatshëm të jepni deri në 250,000 dollarë në vit për produktet e Apple, ju do të shpërbleheni me një çmim më të mirë dhe zbritje nga rishitësit sipas programit të çmimeve të Apple bazuar në volum.

5. Ndoshta nuk keni nevojë për iPad 2, prandaj merrni iPad-ët origjinal më lirë. Çdo ditë ka më pak iPad origjinal, por ju mund të jeni në gjendje të gjeni këta nga rishitësit, klientët e të cilëve ndoshta kanë hequr dorë nga porositë e tyre. Një kompani kishte krijuar një strategji interesante për të blerë iPad të rinj. Kështu ata vendosën të blejnë iPad 2 për menaxherët e lartë, të cilët iPad-ët e tyre të vjetër i kthyen në kompani e cila më pas ua shpërndau punëtorëve të rinj.

A jeni gati të negocioni për iPad-ët?

Raporti këshillon korporatat e vogla që të kenë kujdes. Sipas këtij raporti stërshitësit e iPad-ëve po deklarojnë që produktet po “fluturojnë”. Prandaj për shkak të një kërkese të madhe, organizatat janë të detyruara të durojnë një ulje të vogël çmimi për sasitë më të vogla se 1,000 iPad nga të gjithë rishitësit e autorizuar të Apple.

Lajmet e fundit>