Uncategorized

iOS 6 jailbreak në disa pajisje A4

Sep 24 2012
0 Shpërndarje
iOS 6 jailbreak në disa pajisje A4

Gjatë kohës që iOS 6 ka qenë e zënë duke i integruar në pajisjet e veta kudo, hakerat kanë qenë gjithashtu të zënë duke analizuar sigurinë e Apple.

Redmond Pie raporton se këto përpjekje të tyre më në fund dhanë rezultate, duke prodhuar jailbreak për iPhone 4, 3GS dhe iPod Touch. Pajisjet që nuk kanë jailbreak akoma janë ato që kanë CPU A5 ose A6 si iPhone 4S dhe 5. Jailbreak është pak i ndërlikuar sepse pasi pajisja ka bërë restart duhet të lidhet përseri me kompjuterin që të aplikohet përsëri.

Ka qenë një luftë e vazhdueshme ndërmjet Apple dhe hakerave pasi arkitektura e A5 ndryshoi shumë në lidhje me versionet më të vjetra dhe hakerat u detyruan të shpenzonin një sërë orësh duke kthyer mënyrën e punës. Më keq se A5 është A6 i cili paraqet një sfidë të vërtetë për hakerat.

Ndryshe nga lidhësi tradicional me 30 pika, lidhja e re Lighting nuk pritet të jetë i këtij lloji. Kjo do të thotë më shumë punë për hakerat në ndërfaqen fizike për të hyrë në informacionin e brendshëm.

Për një manual se si të vendosni jailbreak redsnow 0.9.13dev4, vizitoni Redmond Pie. (CIO Albanian)

Tags >

Appleios6
Lajmet e fundit>