Menaxhim Projektesh

Inxhinierët e softëve shpenzojnë më tepër kohë për detyra të tjera sesa për kodimin e softuerit

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Inxhinierët e softëve shpenzojnë më tepër kohë për detyra të tjera sesa për kodimin e softuerit

programerSipas një ankete të realizuar nga ofruesi i shërbimeve për zhvillimin e softuerëve Electric Cloud, inxhinierët e softëve shpenzojnë më tepër kohë për administrimin dhe kryerjen e detyrave të tjera sesa për dizjanimin dhe kodimin e aplikacionit.

Rezultatet e anketës ku morën pjesë 443 inxhinierë softesh janë:

Dizajnimi dhe kodimi kërkojnë më tepër orë pune krahasuar me çdo proces tjetër individual, rreth 19.1 orë në javë.

Duhen mesatarisht 6.7 orë për bashkëpunim dhe Brainstorming.

Detyrat administrative si p.sh menaxhimi i postës elektronike dhe takimeve kërkojnë 5.8 orë. Inxhinierët e softëve shpenzojnë 3.7 orë duke pritur për përfundimin e testeve, 3.5 orë për përfundimin e ndërtimit të aplikacionit dhe 2.7 orë për menaxhimin në përgjithësi.

Në total shpenzohen 22.4 orë në javë nga 41.5 orë gjithsej për kryerjen e gjithë detyrave që nuk kanë lidhje me dizajnimin ose kodimin.

Në sondazh u përfshinë gjithashtu persona të tjerë që kanë të bëjnë me proceset e zhvillimit të softuereve si inxhinierë testimi, arkitektë teknikë, menaxherë projekti dhe menaxherë produkti.

Anketa nuk u limitua vetëm për klientët e Electric Cloud. Këta persona shpenzonin më pak kohë se inxhinierët e softëve për dizajnim dhe kodim, rreth 14.3 orë në javë. (CIO Albanian)

Tags >

programer
Lajmet e fundit>