Aplikacione

Investimet në ERP do të zvogëlohen më 2011

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Investimet në ERP do të zvogëlohen më 2011

Sipas një raporti nga Forrester Research, thuhet se numri i kompanive që planifikojnë të investojnë në sistemet e tyre ERP (planifikimi i burimeve të kompanisë) do të bjerë ndjeshëm gjatë këtij viti, edhe pse shpenzimet e përgjithshme në IT pritet të rriten Sipas një raporti nga Forrester Research, thuhet se numri i kompanive që planifikojnë të investojnë në sistemet e tyre ERP (planifikimi i burimeve të kompanisë) do të bjerë ndjeshëm gjatë këtij viti, edhe pse shpenzimet e përgjithshme të IT-së pritet të rriten.Sipas një raporti nga analisti Paul Hamerman, njëzet e pesë për qind e afro 900 kompanive të anketuara nga Forrester planifikojnë të avancojnë, zgjerojnë ose implementojnë një sistem ERP, kundrejt 29 për qind nga viti i kaluar. Hamerman shkruan se 72 për qind e kompanive “kanë ngrirë planet për 2011, disa prej tyre me plane të vogla ose pa ndonjë plan specifik për të investuar në ERP. Pothuajse gjysma e konsumatorëve të ERP-ve kanë në funksion lançimet e produkteve që janë dy versione prapa atij aktual”, thuhet në raport. Por skadimi i përkrahjes dhe ngritjet e çmimeve do të dëmtojnë edhe më shumë avancimet.

Hamerman gjithashtu shkruan se tregu ERP përgjithësisht është rimëkëmbur nga “katastrofa” e 2009-ës. Edhe pse shumica e konsumatorëve nuk do të mund t’i adoptojnë ato për disa kohë, shitësit e ERP-ve do të vazhdojnë të shfaqin veçori dhe funksione të reja. Hamerman deklaroi se këto trende do të përfshijnë opsionet për zgjerim të bazuar në cloud, aplikacionet mobile dhe modelet e procesimit të biznesit. Një prej produkteve më të mira ERP, aplikacionet Fusion të Oracle, pritet të lançohen gjatë këtij tremujori.

Oracle ka bërë një avancim modest për softuerin e vonuar, i cili do të kombinojë atributet më të mira të ERP-së në një suitë të gjeneratës së re. Aplikacionet Fusion do të jenë të gatshme në katër linja modulare dhe gjithashtu do të jenë në dispozicion për shpërndarje në ndërtesa dhe në cloud. Oracle ka theksuar që konsumatorët do të jenë në gjendje ta adoptojnë Fusion sipas ritmit të tyre. SAP gjithashtu pritet të bëjë lajm këtë vit me lançimin e serisë së aplikacioneve SaaS (softueri si shërbim), që do të jenë shtesa për sistemet e ERP-së, sikurse edhe softuerë mobilë bazuar në një platformë që kombinon teknologjinë e vet me atë të marrë përmes blerjes së Sybase.

Lajmet e fundit>