Karriere

Intuita e liderit

Oct 5 2011
0 Shpërndarje
Intuita e liderit

Nga Jack Bergstrand
Gjatë këtij viti unë kisha privilegjin të gjykoja një numër aplikacionesh për “CIO 100”. Gjëja me të cilën jam kënaqur më shumë ishte procesi i shikimit të lidhjeve direkte mes teknologjisë, inovacionit dhe vlerës së biznesit në projektet e dërguara.

Ndoshta më e dukshmja ishte rëndësia e efektit të lidershipit, që ishte e pranishme në këto iniciativa shumë të suksesshme dhe inovative teknologjike. Për kontrast, në shumë qarqe të IT-së ju gjeni inspirime të ngjashme prej filmave klasikë si Office Space dhe stripave komikë si Dilbert, të cilët thithin faktin se lidershipi joefektiv, që prish inovacionin, është një gjë e zakonshme. Prej shefit pa flokë të Dilbert e deri tek Burimet e këqija Njerëzore të drejtorit Catbert, karakteret e Dilbert dhe temat e saj nuk do të ishin aq qesharake dhe aq të popullarizuara nëse situatat e vendosura në satirë nuk do të paraqiteshin aq shpesh në jetën e përditshme. Nuk ka asnjë dyshim se ne – dhe organizatat tona – mund të përfitojmë prej të qenët lider më efektivë. Nuk është e kom plikuar dhe nuk kemi nevojë të krijojmë gjeneralë të jashtëzakonshëm si Geroge Patton. Nëse i besoni vetes, ju mund të bëheni liderë edhe nëse jeni tip i hapur, i mbyllur, bos apo tip miqësor.

Lidhuni me Fotografinë e Madhe
Kur unë hulumtova lidershipin ekzekutiv si një student doktorature në Universitetin George Washington, arrita në përfundimin se shumë njerëz me shkollim të lartë sistematikisht kanë trajnuar edhe jashtë vetes aftësitë e tyre intuitive të lidershipit. Ne jemi testuar dhe certifikuar vazhdimisht për punë të vogla në vend të atyre madhore; i kemi shpenzuar karrierat tona duke u paguar për të qenë specialistë të mirë individualë. Si rezultat i kësaj, shumë prej nesh janë kushtëzuar që të injorojnë fotografinë e madhe dhe jemi ndier jo rehat kur ambienti ynë ndryshon. Lidershipi – në veçanti i inovacionit – kërkon prej nesh që të jemi të përgjithshëm dhe mirëkuptues ndaj fotografisë së madhe si pjesë të një ekipi. Për fat, lidershipi efektiv është mjaft i thjeshtë. Ja katër sjellje kyçe të lidershipit – që të gjitha të fokusuara në fotografinë e madhe – të cilat mund të shpejtojnë inovacion të qëndrueshëm dhe transformim.

1. Kini vetëbesim dhe ndihuni të sigurt
Bëhuni miqësor, i qëndrueshëm, i besueshëm dhe emocionalisht stabil. Nëse jeni në një situatë komjostabile mentale dhe emocionale, do të jetë e vështirë që të ndikoni tek të tjerët.

2. Bëhuni modest dhe guximtar
Bëhuni të gatshëm për të marrë përsipër rreziqe inteligjente, por jini të hapur për të mësuar prej eksperiencave tuaja. Kur njerëzit janë arrogantë apo të pavendosur, të tjerët e humbin vullnetin për t’i ndjekur.

3. Mbështesni ekipin tuaj, mësojini ata dhe shkëmbeni informata
Suksesi i punës varet prej të tjerëve. Sjellja juaj ndaj ndonjë ndryshimi madhor dhe roli që luani në të do të reflektohet në performancën e ekipit.gëtim gjatë procesit.

4. Bëhuni më i mirë në komunikim
Dëgjoni me vëmendje, ofroni informacione dhe shfrytëzojeni një pjesë të kohës për t’u shpjeguar njerëzve se çfarë dëshironi të bëni. Fjalët janë tullat e ndërtimit të lidershipit. Përdorini ato në mënyrë të mençur dhe ato do të shpaguajnë një fitim të jashtëzakonshëm, duke sjellë përkushtim më të madh të punëtorëve tuaj dhe rezultate më të mira. Lidershipi efektiv është një katalizator i rëndësishëm për inovacion dhe transformim. Ne mund të mos  jemi në gjendje t’i evitojmë tërësisht këto momente Dilbert, por praktika e fotografisë së madhe të lidershipit do të na sjellë dedikim dhe entuziazëm ndaj stafit dhe kolegëve tanë. Kur lidershipi efektiv kombinohet me teknologji më të shkëlqyer dhe menaxhim solid të projekteve, ju do të jeni më të suksesshëm në inovacion dhe shtytje të mëtutjeshme të vlerës së biznesit. Ju gjithashtu do të keni edhe më shumë argëtim gjatë procesit.

Jack Bergstrand është themelues dhe CEO i Brand Velocity, një kompani këshilluese që ndihmon kompanitë të përshpejtojnë iniciativat e biznesit. Ai është ish-CIO dhe CFO i Coca-Cola dhe nëse dëshironi ta kontaktoni, shkruajini në [email protected]

Lajmet e fundit>