Aplikacione

Intuit lançon një dyqan aplikacionesh për të ndihmuar bizneset që përdorin QuickBooks

Nov 20 2013
0 Shpërndarje
Intuit lançon një dyqan aplikacionesh për të ndihmuar bizneset që përdorin QuickBooks

ImtuitKompania e softuerëve Intuit e cila zhvillon shërbime për të ndihmuar menaxhimin e bizneseve, ka prezantuar së fundmi disa mjete të reja për të ndihmuar zhvilluesit e palës së tretë në ndërtimin e aplikacioneve që përmirësojnë ekosistemin e QuickBooks, platformë e krjiuar për kontabilistët.

Për të lehtësuar gjetjen e këtyre aplikacioneve, kompania ka lançuar dyqanin e vet on line të aplikacioneve Apps.com http://apps.intuit.com/

Të gjitha ato biznese të vogla që janë në kërkim të mjeteve që mundësojnë llogaritje mund të kërkojnë në Apps.com pasi Intuit e ka pasuruar atë me të paktën 141 aplikacione që variojnë nga ato pa pagesë deri tek ato me pagesë. Aty përfshihen mjete të specializuara për faturim, menaxhim shpenzimesh, marketing, kërkim biznesi, bashkëpunim, identifikim gabimesh dhe shumë të tjerë.

Sipas Intuit, të gjitha aplikacionet e kanë kaluar me sukses proçesin e testimit për t’u siguruar se integrohen pa problem në softuerin e kompanisë. Faqja mund të aksesohet nga nëpërmjet shfletuesit në ueb ose nëpërmjet QuickBooks Online. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>