Internet

Interneti plotëson boshllëkun e mungesës së televizioneve në Egjipt

Jul 6 2013
0 Shpërndarje
Interneti plotëson boshllëkun e mungesës së televizioneve në Egjipt

egyptInterneti ka qenë mediumi i vetëm i transmetimit në Egjipt gjatë ngjarjeve të kësaj jave që çuan në rrëzimin e presidentit Morsi. Teksa një pjesë e televizioneve janë mbyllur gjatë trazirave, komunikimi ka vazhduar në kohë reale përmes Facebook-ut dhe Twitter-it.

“Egjipti vazhdon të jetë online. Nuk do të ketë përsëritje të 2011-s,” u shpreh kompania që monitoron internetin përmes një mesazhi në Twitter.

Në janar të vitit 2011, ish – presidenti i asaj kohe Hosni Mubarak, urdhëroi të gjithë ofruesit e internetit të mbyllnin të gjitha lidhjet ndërkombëtare në internet para se të fillonin trazirat në vend. Kësaj here, egjiptianët e të dy krahëve kanë përdorur mediat sociale dhe etiketimet hash si #WeAreWithMorsi dhe #EgyptRevolutionNotMilitaryCoup, pasi ushtria mbylli shumë televizione dhe burime lajmesh.

Ndërkohë, në Twitter vazhdonin të postoheshin cicërima nga presidenca egjiptiane, përmes së cilave u bëhej thirrje ushtrisë të vazhdonte punën duke zbatuar ligjin. Cicërima të tjera më vonë tërhiqnin vëmendjen për ruajtjen e paqes dhe evitimin e derdhjes së gjakut.

Mbështetës të tjerë të Morsit e kuptonin realitetin, e pranonin se në Egjipt po ndodhte një grusht shteti dhe shkruanin se ato mund të ishin rreshtat e fundit që postonin në faqe. Nga ana tjetër, shumë televizione u mbyllën, çka çoi në kalimin e komunikimit pothuajse tërësisht online. (PCWorld albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>