Internet

Interneti, një dekadë më vonë

Aug 26 2012
0 Shpërndarje
Interneti, një dekadë më vonë

Rritja e internetit në këto 10 vitet e fundit ka qenë vërtet e jashtëzakonshme. Le të shohim disa statistika të këtij viti krahasuar me ato në 2002-in.

– Në vitin 2002 kishte 569 milionë përdorues interneti (9.1% e popullsisë së botës), në 2012 ky numër shkon në 2.27 miliardë (33%).

– Në 2002-in njerëzit kalonin mesatarisht 46 minuta në ditë në internet. Sot ata harxhojnë rreth 4 orë.

– Numri total i faqeve ueb në 2002-in ishte 3 milionë, në 2012-n ky numër është 555 milionë.

– Në vitin 2002, Internet Explorer kapte 95% e shfletuesve të uebit ndërsa sot 39%. Pas tij vjen Google Chrome me 28%, Mozilla Firefox me 25%, Opera 6% dhe të tjera 2%.

– Fjalët më të kërkuara në ueb në vitin 2002 ishin: Spiderman, Shakira, Winter Olympics, World Cup, Avril Lavigne, Star Wars, Eminem, American Idol, Morrowind dhe Warcraft 3. Në vitin 2012 fjalët më të kërkuara janë: Rebecca Black, Google+, Hurricane Irene, Pinterest, Ryan Dunn, iPhone 5, Casey Anthony, Adele, Osama Bin Laden, Steve Jobs.

– Top Memes në vitin 2002 ishin Ninjat ndërsa në 2012-n Forever Alone.

– Në 2002-in nevojiteshin 12.5 minuta për të shkarkuar një këngë (me një modem 56k), ndërsa në 2012-n duhen vetëm 18 sekonda.

– Koha e ngarkimit të një faqeje ueb në 2002-in ishte 16 sekonda, ndërsa sot vetëm 6 sekonda.

– Në 2002 u lançua Friendster që kishte 3 milionë përdorues. Në 2012-n, numri një i rrjeteve sociale është Facebook me 900 milionë përdorues. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>