Internet

Interneti ia kalon televizionit si burim kryesor për adoleshentët

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Interneti ia kalon televizionit si burim kryesor për adoleshentët

Interneti tani është burimi kombëtar dhe ndërkombëtar i lajmeve për njerëzit e moshës 18 deri në 29 vjeçare, raporton një studim nga Pew Research Center.Në vitin 2010, 65% e të rinjve nën 30 vjeç e patën internetin si burimin e tyre kryesor të lajmeve, duke arritur gati dyfishin e vlerës prej 37% të vitit 2007.Përqindja e atyre që e shohin televizionin si burimin e tyre kryesor të lajmeve nga 68% ka rënë në 52%.Nga 1500 adoleshentë të analizuar, 41% thonë që lajmet kombëtare dhe ndërkombëtare i marrin nga interneti, një rritje prej 17% në krahasim me vitin 2007; 59% kishin televizionin si burim të parë- duke pësuar rënie në krahasim me 74% dy vite më parë.Një e dhënë tjetër tregon se 48% njerëzve të moshës 30-59 vjeç e vendosin internetin si burimin e tyre kryesor të informimit, duke shënuar ngritje nga vlera 32% në vitin 2007, ndërsa televizioni ka shënuar rënie nga 71% në 63%.Ndonëse numri i atyre me moshë 51-64 vjeç që e përdorin televizionin si burim kryesor të lajmeve (71%) është i njëjtë, ata që u kthyen drejt internetit (34%) janë afërsisht të njëjtë me ata që përdorin gazetat për t’u informuar.

Përqindja e njerëzve që informohen në internet është rritur nga 5% në 14%, por televizioni ende mbetet burimi kryesor me 79%.Këta numra do të gërshetohen me vijën e rritjes së burimeve online të informacionit. Edhe Furnizuesi i Lajmeve në Facebook dhe Twitter u lançuan në verën e vitit 2006, por nuk patën popullaritet të madh deri në vitin 2007. Të dyja faqet kanë parë një rritje të madhe gjatë vitit 2008. Numri i cicërimave në Twitter është rritur nga 5000 në ditë në vitin 2007 në 90 milionë në vitin 2010, ndërsa Facebook shkoi nga 30 përdorues në vitin 2007 në më shumë se 500 milionë përdorues.

Përveç kësaj, kultura e shikimit të televizionit ka ndërruar në vitet e fundit. Krahas shërbimeve mediatike në web dhe pajisjeve për lidhjen e televizionit në internet, si Roku dhe Boxee, njerëzit kanë më shumë mundësi për të zgjedhur se çfarë do të shohin. Me mundësinë për të përzgjedhur llojin e lajmeve dhe argëtimeve që shfrytëzohen, këto mënyra të shikimit të televizionit janë bërë më të dëshirueshme për shumë njerëz. Po për ju?

Lajmet e fundit>