Mobile

Interneti celular në ngritje

Feb 11 2012
0 Shpërndarje
Interneti celular në ngritje

Gjatë 12 muajve të kaluar, qasja në internet nga celularët është dyfishuar në 8.5%, pa llogaritur tabletët, sipas të dhënave të publikuara nga kompania për statistika në ueb, StatCounter.

Shumica dërmuese e përdoruesve të internetit qasen nga PC-të desktop sipas të dhënave. Megjithatë në rritjen e qasjes nga celularët, Microsoft nuk shihet në horizont. Nokia vazhdon të mbetet shitësi më i madh i celularëve në mbarë botën, por numrat e faqeve të vizituara në ueb tregojnë një rënie të kompanisë gjatë vitit të kaluar, ngjashëm siç është edhe Research in Motion, krahasuar me Apple. Sistemet operativ mobile që shënuan rritje janë iOS dhe Android.

Në tregun amerikan dominimi i iOS dhe Android janë dukshëm më të përhapur në treg se sa konkurrentët tjerë në këtë treg.

Rezultatet e StatCounter janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga një mostër prej 15 miliardë faqeve në muaj në rrjetin e tyre me mbi 3 milionë uebfaqe. Pamjet e faqeve janë ndarë bazuar në sistemin operativ të pajisjes, shfletues mobil, dhe brendin, në mesin e variableve tjera.

Në përgjithësi qasja në internet nga pajisjet mobile, përjashtuar laptopët është ngritur nga 4.3% në janar të vitit 2011, në 8.5% në muajin e kaluar, derisa para dy viteve ishte vetëm 1.7%.

Globalisht, sistemi operativ Symbian kryeson në pajisjet e përdorura për qasje në internet me 32%. iOS ka 24%, derisa BlackBerry OS ka rënë nga 15% në 8%. Në SHBA, pajisjet me sistemin operativ iOS pa llogaritur iPad-ët ka arritur në 45%. Android ka patur 39% të faqeve të vizituara, derisa BlackBerry OS ka rënë nga 26% në 8% gjatë 12 muajve të kaluar.

 

Lajmet e fundit>