Harduer

Interesim i dobët për PC në Indi

Aug 18 2011
0 Shpërndarje
Interesim i dobët për PC në Indi

Sipas ndërmarrjes hulumtuese Gartner, tregu i kompjuterëve personalë në Indi ishte me pak kërkesa për blerje, duke pasqyruar kështu rëndësinë e vogël të konsumatorëve indianë rreth blerjeve të kompjuterëve personalë.

Tregu ishte me 2.5 milionë njësi, 2.5% më tepër njësi se sa vitin e kaluar, tha Gartner gjatë të mërkurës. Rritja gjatë çerekvitit që e kemi lënë pas ishte 6.2%.

Kompjuterët personalë nuk figurojnë dukshëm në listën e prioriteteve të konsumuesve indianë, thotë analisti kryesor i hulumtimeve në Gartner, Vishal Tripathi.

Si kundërshtim me këtë, India shtoi rreth 11 milionë abonues të telefonisë mobile në qershor, duke arritur kështu në 852 milionë të tillë, sipas të dhënave nga Autoriteti Rregullativ i Telekomit të Indisë.

Telefonat celularë janë më të lirë dhe gjithashtu shihen si të nevojshëm, tha Tripathi. Telefonat celularë mund të largojnë biznesin e PC-ve, pasi që përdoruesit më tepër që duan të jenë më tepër në rrjete shoqërore si Facebook dhe Twitter i gjejnë telefonat celularë si më të lirë dhe si mundësi më të përshtatshme, shtoi ai.

Blerja e një PC-je përfshin një shpenzim më të madh dhe konsumatorët zakonisht e përdorin atë si një arsyetim për t’iu larguar blerjeve, thotë Tripathi.

Konsumatorët kanë blerë rreth 40% të shitjeve të PC-ve  në çerekun e dytë, tha Gartner.

Sipas ndërmarrjes Gartner, Dell drejtoi tregun me 16.7% të shitjeve, duke u përcjellur nga Acer me 12.1%. Hewlett-Packard me 11.2% humbi vendin e dytë, ku doli Acer. Ndërmarrja, e cila është duke kaluar nëpër një ristrukturim të madh duke përfshirë edhe kanalet e veta për shpërndarje, ishte shitësi i dytë më i madh i PC-ve në çerekun e kaluar, tha Tripathi.

Rritja në treg në çerekun e dytë ishte së pari e drejtuar nga tregu i celularëve PC i cili u rrit 17% vit-për-vit, tha Gartner. Ndërmarrja hulumtuese përfshin llaptopët, mini-notebook-ët dhe kompjuterët ultraportativ nën këtë klasifikim.

Përveç HP-së, brendet e mëdha shumëkombëtare, që kanë mbi 50% të tregut, shënuan rritje dyshifrore në çerekun e vitit.

HP nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar.

Shitjet e PC-ve mund të rriten gjatë çerekut të tanishëm për shkak të sezonit të festivaleve lokalke dhe shitjet e njësive mund të mbërrijnë 3 milionë, tha Tripathi./cio

Lajmet e fundit>