Mobile

Inteli riorganizon biznesin e celularëve

Dec 20 2011
0 Shpërndarje
Inteli riorganizon biznesin e celularëve

Inteli ka krijuar grupin e ri i quajtur MCG (Mobile and Communications Group) që do të fokusohet në celular, tabletë, dhe pajisje tjera mobile.

Grupi i ri është formuar me kombinimin e katër grupeve aktuale të Intel në komunikimet e valëve themelore të komunikimeve, komponentëve WLAN, netbook, tabletë dhe celularë. Intel Mobile Communications, Mobile Wireless Group, Netbook and Tablet Group dhe Ultra Mobility Group, tash e tutje do të jenë nën një kulm të vetëm të njohur si Mobile and Communications Group.

Kjo lëvizje e Intel vjen si tentim për të përballuar konkurrencën në tregun e pajisjeve mobile. Kjo fushë ka qenë njëra nga fushat ku Intel ka vuajtur nga konkurrenca edhe pse ka dominuar në tregun e PC-ve. Tregu i pajisjeve mobile deri tani ka qenë i dominuar nga ARM.

Grupi i ri i krijuar javën e kaluar shpreson që me “ofrimin e harduerit, softuerit, dhe përbërësve themelor për konektim, do të arrij të përmbush nevojat e konsumatorëve në tregun e pajisjeve mobile,” deklarojnë nga Intel.

Grupi i ri do të udhëhiqet nga Hermann Eul dhe Mike Bell.

Lajmet e fundit>