Harduer

Intel u thotë lamtumirë procesorëve Atom D2700

Aug 3 2012
0 Shpërndarje
Intel u thotë lamtumirë procesorëve Atom D2700

Nuk është gjithmonë e lehtë të thuhet lamtumirë, por në disa raste të thuash ka një ndjesi shumë të mirë. Heqja dorë e Intel-it nga D2700 është një nga këto rastet. Me çerekun e tretë të vitit që ka hyrë, Intel e etiketoi këtë model si EOL (End Of Life). Atëhere pse ndihet mirë të thënit lamtumirë në këtë rast?

Shumë e thjeshtë, arkitektura e Atom nuk ishte shumë e mirë. Disa mund të thonë që asnjëhere nuk ka qenë, dhe nuk mund të debatohet mbi këtë fakt. Atom D2700 është një procesor me dy bërthama 10W e fiksuar në 2.13GHz me 1M cache L2 dhe përkrahje për memorje deri në 4GB DDR3-1066. Bërthama grafike e brendshme është e fiksuar në 640MHz.

Këto parametra janë të mira për veprime të thjeshta, por me një çmim prej 52 dollarësh, është pak e shtrenjtë kur modeleve tjera të Intel dhe AMD po u ulet çmimi dita- ditës.

Për të gjithë ata që nuk janë një mendje me ne, mos të shqetësohen, D2700 nuk ka dalë plotësisht jashtë tregut. Dërgesat do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit, dhe mundësisht do të jenë në treg për një kohë më të gjatë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>