Harduer

Intel shpërndan procesor Celeron me voltazh të ultë

Jul 26 2011
0 Shpërndarje
Intel shpërndan procesor Celeron me voltazh të ultë

Intel ka shpërndarë dy procesorë të rinj Celeron me voltazh ultra të ulët gjatë këtij muaji derisa po pasuron koleksionin e serisë së çipave Sandy Bridge për laptop.

Celeron 857 dy-bërthamësh i Intel operon me një shpejtësi prej 1.2GHZ, ka 2MB memorie RAM, dhe një çmim prej 134$ në shitje me shumicë prej 1,000 copëve. Celeron 787 një-bërthamësh punon në shpejtësi prej 1.3GHZ, ka 1.5MB memorie RAM, dhe kushton 107$. Të dy procesorët nuk ka grafikë në çip dhe shpenzojnë 17 vat energji elektrike.

Çipat Celeron të Intel janë një shkallë më poshtë se çipat tjerë më të avancuar të kësaj kompanie. Kjo seri çipash është dizajnuar për operacione bazë si veglat e thjeshta për punë zyre (Word,Excel,etj) dhe shfletim interneti. Zakonisht janë pjesë përbërëse e laptopëve me çmim më të ultë se 400$. Në këtë treg janë të pranishëm edhe çipat e kompanisë konkurruese AMD, seria-E, dhe seria-C.

Çipat e Celeron kanë mungesë të grafikës, shpejtësisë dhe kursim të energjisë, edhe në serinë e fundit që është e bazuar në teknologjinë Sandy Bridge.

Nga Intel paralajmëron që bazuar në këtë teknologji gjatë pjesës së dytë të vitit do të lëshohen edhe çipa të tjerë Pentium dhe Celeron.

Lajmet e fundit>