Business & Management

Intel shpall evolucionin përtej kompjuterave me largimin nga puna të 12,000 punojësve

Apr 20 2016
0 Shpërndarje
Intel shpall evolucionin përtej kompjuterave me largimin nga puna të 12,000 punojësve

intel-e1426167898205-1940x1091Raporti i gjendjes financiare të tre mujorit të parë të 2016-tës të Intel erdhi së bashku me njoftimin se kompania do të largojë nga puna 12,000 punojës në rang global.

Njoftimi i ditës së marte jo vetëm që qartësoi shkurtimet e vendeve të punës me afro 11 % të fuqisë globale punëtore, por la të kuptohej edhe drejtimi i ri i Intel: “Nga një kompani e kompjuterave në një kompani e cila gjendet në themel të shërbimeve cloud dhe të miliarda paisjeve kompjuterike të Internetit të Gjërave.

Punojësit e prekur nga ndryshimet do të lajmërohen brenda 60 ditëve. Ky lajm vjen në një moment kur Intel parashikon rënie të të ardhurave vitin e ardhshëm së bashku me punësimin e një shefi të ri të financave. Drejtuesi aktual i këtij departamenti do të zhvendoset në operacionet e prodhimit dhe shitjeve.

Ky ristrukturim do ti kushtojë Intel rreth 1.2 miliard dollar ndërsa kompania pretendon se lëvizja do ti kursejë 750 milion dollar në 2016-tën dhe 1.4 miliard dollar vitin e ardhshëm. Raporti financiar i tre mujorit të parë të këtij viti vuri theksin tek rritja e biznesit të qendrave të të dhënave, të konektivitetit, të paisjeve 2n1, të botës së video lojërave dhe paisjeve shtëpiake të rrjetit. Pavarësisht këtyre, kompania për asnjë moment nuk specifikoi asgjë nga debutimi i proçesorëve të arkitekturës Skylake. (CIO Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>