Harduer

Intel: Së shpejti çipet tona do të kenë jetëgjatësi baterie 50% më të lartë në laptopë

May 28 2013
0 Shpërndarje
Intel: Së shpejti çipet tona do të kenë jetëgjatësi baterie 50% më të lartë në laptopë

intelSeria e re e procesorëve të Intel-it, të cilët mbajnë emrin e koduar Haswell, do të ofrojë 50% jetëgjatësi më të lartë nëpër laptopë krahasuar me paraardhësie “Ivy Bridge”, deklaroi kompania. Çipet Haswell u projektuan për t’u përshtatur në laptopë dhe tabletë, ndërkohë që qëllimi kryesor ishte reduktimi i konsumit të baterisë.

Jetëgjatësia e baterisë nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën, ndërkohë që në gjendjen standby apo “gjumit letargjik”, çipet do të kenë jetëgjatësi rreth 20 herë më të madhe. Çdo përmirësim që do të bëjë Intel-i në këtë aspekt, do të ndikonte pozitivisht në mbajtjen gjallë të tregut të PC-ve, duke qenë se përdoruesit po drejtohen gjithmonë e më tepër tek pajisjet mobile.

Çipet e reja priten të lançohen në Computex Trade Show në Taipei muajin e ardhshëm. Haswell përfaqëson gjithashtu një përditësim në arkitekturën e ndërtimit të brendshëm të çipeve, diçka që ndodh njëherë në dy vjet. Përveç pjesës së baterisë, Intel është shprehur se Haswell do të dyfishojë performancën e grafikës në laptopë dhe do të trefishojë performancën në desktop.

Çipet synojnë të krijojnë një lidhje mes hendekut të krijuar mes laptopëve dhe tabletëve, duke rritur jetëgjatësinë e baterisë. Prodhuesit e PC-vë do të shfaqin në Taipei punët e tyre me Haswell, duke treguar se çfarë kanë arritur të bëjnë. Edhe pajisjet hibride priten të jenë një element i rëndësishëm i konferencës.

Intel ka deklaruar se ndërlidhjet më të shpejta në çip do të ndikojnë një reduktimin e konsumit të baterisë, duke qenë se të dhënat transferohen më shpejt, çka do të thotë se procesorët harxhojnë më pak kohë në punë. Përmes çipeve Haswell është arritur të pakësohet energjia e konsumuar në disa pjesë të caktuara duke arritur në 7 watt, ndërkohë që minimumi i çipeve Ivy Bridge ishte 10 watt. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>