Harduer

Intel rrit performancën e pajisjeve SSD dhe ul çmimet

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Intel rrit performancën e pajisjeve SSD dhe ul çmimet

Intel prezantoi diten e hënë pajisjen SSD (solid-state drive) DC S3700 me një kapacitet deri në 800 GB, të projektuara për të sjellë performancë të përmirësuar dhe efektivitet në përdorimin e energjisë.

SSD-të ofrojnë lexim dy herë më të shpejtë dhe shkrim 15 herë më të shpejtë se sa seritë Intel SSD 710, të cilat u prezantuar në shtator të vitit të kaluar, u shpreh kompania.

Ato do të jenë të disponueshme vitin tjetër dhe do të vijnë në disa modele. SSD-të do të kenë një form factor 2.5 inç me kapacitete si më poshtë:

100 GB (235 $)

200 GB (470 $)

400 GB (940 $)

800 GB (1880 $)

Ato janë më të lira se seritë SSD 710, të cilat kishin një çmim fillestar prej 649 $ për versionin 100 GB deri në 1929 $ për 300 GB, kur bliheshin në sasi prej 1000.

Versioni aktual SSD 710 me 100 GB kushton 476 $ në dyqanin online CDW. SSD DC S3700 ofron, në sete prej 4KB të dhënash, një performancë leximi të rastësishme deri në75,000 IOPS (input/output per second) dhe shkrim deri në 36,000 IOPS.

SSD 710 ofronin performancë leximi deri në38,500 IOPS dhe shkrimi 2,700 IOPS

SSD DC S3700 janë MLC (multilevel cell), që do të thotë se ato ruajnë bite të dhënash në nivele të ndryshme të çdo qelize. Ato kanë të integruar edhe një teknologji që i bën të rezistojnë të paktën në një periudhë pesë vjeçare, deklaroi Intel.

Kjo teknologji, e quajtur HET (High Endurance Technology), ofron 10 shkrime full drive në ditë.

Po ashtu, drajverat e rinj shfrytëzojnë më mirë procesorët me shumë bërthama, duke qenë të aftë të kalojnë të dhënat më shpejt midis SSD-ve dhe procesorëve. Ato konsumojnë deri në 6 vat energji dhe 600 milivat kur nuk janë në përdorim. (CIO Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>