Investim

Intel pret çipat e rinj deri në fund të 2011

May 18 2011
0 Shpërndarje
Intel pret çipat e rinj deri në fund të 2011

altIntel është në bisedeime me PC prodhues të mëdhenj aziatik që mund të rezultojë me laptop të rinj të lançuar në treg qysh në dhjetor të këtij viti që kanë procesor të shpejtë dhe që kursejnë baterinë lajmëruan nga kompania në një takim të analistëve financiar.

Firma amerikane u tha që është në bisedime me Acer, Asustek, Lenovo dhe Samsung. Laptopët e tyre do të jenë në gjendje të punojnë gjatë tërë ditës me vetëm një mbushje baterie pa ndikuar në shpejtësi, deklaroi Navin Shenoy, zëvendës-president dhe menaxher i përgjithshëm në Intel Asia-Pacific.

Intel pret çipat e rinj deri në fund të 2011

“Janë kompanitë e zakonshme. Ne kemi njoftuar shkurtimisht të gjitha ata që gjenden në kategorinë e prodhimit të pajisjeve origjinale dhe dizajnit origjinal. Ne dëshirojnë të ri-zbulojmë PC. Ekosistemi në Tajvan dhe Kore Jugore do të jetë një pjesë e rëndësishme në atë që do të bëjmë. Këta partnerë do të bëjnë “notebook të mbajtur dhe të shpejtë në mënyrë marramendëse” që munden gjithnjë të jenë në punë ose të lidhur dhe të ruajnë baterinë,” deklaroi Shenoy.

Disa do të jenë rrëshqitës, që do të thotë do të përfshijnë pjesë që mund të ngritën së bashku me trupin e pajisjes për të hapur tastierën, dhe disa do të jenë konvertibil që kanë ekrane që mund të rrotullohen nga forma e laptopëve standard në formën si tablet-PC.

Laptopët do të dalin në shitje në mes të Krishtlindjeve të këtij viti dhe vitit 2013. Ata gjithashtu do të bëhen më të hollë dhe të lehtë, dhe do të jenë në gjendje të punojnë me një të mbushur baterie gjatë tërë ditës.

Inteli përballet me konkurrencën nga ARM, një firmë britanike me procesor të fuqisë së ulët që përdoren në tableta dhe telefona të mençur përfshirë iPad dhe iPhone.

Lajmet e fundit>