Slider

Intel po eksperimenton ftohjen me naftë

Sep 8 2012
0 Shpërndarje
Intel po eksperimenton ftohjen me naftë

Të hedhësh pjesët e kompjuterit në një kuti me naftë ngjanë e frikshme në fillim, por në fakt është një mënyre perfekte për të ftohur pajisjet, dhe çuditërisht një mënyrë shumë e sigurtë ndezjeje e kompjuterit.

Ndoshta kjo ju duket e njohur nga viti 2008 kur kishte dalë një analizë e një sistemi të zhytur në naftë nga Hardcore PC, dhe ndërkohë që nuk është bërë ende metodë e përgjithshme, kjo teknologji po shkon drejt asaj rruge. Puget Systems shet një sistem me naftë DIY dhe tani Intel po eksperimenton me këtë ide, megjitëse në serverë.

Sipas Gigaom, Intel sapo përfundoi një testim të gjatë nga serverët e Green Revolution Cooling me teknologji të zhytjes në naftë. Mike Patterson, arkitekti kryesor i Intel, i tha Gigaom se kjo teknologji duket se është e sigurtë nga ana e serverëve dhe se një ditë mund të bëhet si normë.

“Ne po bëjmë llogaritjet nëqoftëse kemi krijuar një sistem optimal me naftë, dhe çfarë do të thotë kjo gjë” tha Patterson. Se ku të çon rruga drejt kësaj teknologjie secili mund ta hamendësojë, gjithsesi ngelet fakti se Intel është e impresiounuar me këtë teknologji.

A duhet që Intel dhe të tjerët ta vazhdojnë këtë rrugë? Për këtë gjë do të duhej që t’i bëheshin modifikime dizajnit të serverëve tradicionalë, të cilët në këtë kohë janë të krijuar për qarkullim ajri. (CIO Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>