Mobile

Intel përfundon Android 4.1 Jelly Bean për telefonat x86

Sep 17 2012
0 Shpërndarje
Intel përfundon Android 4.1 Jelly Bean për telefonat x86

Versioni i fundit i Android tani është i përpuethshëm me aparatet Intel. Mbështetja e këtij sistemi është një hap shumë i madh pasi shumë pak smartfona janë azhornuar ose kanë dalë me këtë version.

Intel nuk ka konfirmuar akoma nëse ky azhurnim do të dalë me ato pak pajisje Intel që janë në treg. Shumica e atyre kanë versionin 2.3 Ginger Bread i cili doli në dhjetor të 2010 dhe është gjithashtu sistemi operativ më i përdorur deri më sot.

Ekziston mundësia ta shohim versionin x86 në smartfonin Motorola RAZR M i cili pritet të dalë në Londër javën e ardhshme, gjithsesi asnjë kompani nuk ka thënë asgjë akoma. Intel ka një çip dual core Medfield i cili do të dalë fillimin e vitit tjetër.

Disa aplikacione Android mund mos të jenë të përputhshme vetëm nëse ato luhen në aparatet Intel, gjithsesi vetë kompania premton një standart përpuethshmërie 100%.

Intel ka qenë një sinonim me industrinë e PC për një kohë shumë të gjatë, gjithsesi tani po e gjen rrugën e vet dhe në atë të aparateve celularë në të njëjtën kohë që segmente si ARM dhe Qualcomm po marin gjithë meritat.

Është akoma ende herët për të parë nëse mundimet e tyre do të jenë të frytshme, gjithsesi nëse egziston një kompani e aftë për ta bërë këtë, atëherë ajo është Inteli. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>