Harduer

Intel nxjerr më shumë të dhëna rreth Bay Trail Chip

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Intel nxjerr më shumë të dhëna rreth Bay Trail Chip

intel win 8Intel nxori linjën e re të procesorëve Atom në fundin e vitit 2012 së bashku me një seri tabletësh Windows 8.

Këto tabletë prodhoheshin nga Dell, HP dhe Samsung, por kishin shumë nevojë për furnizime. Këtë javë, sipas një raportimi nga CNet.com, Inteli nxori më shumë informacione për këto procesorë të tabletëve të cilat quhen Bay Trail.

Ky version Atom sipas kompanisë përfaqëson avantazhin e parë në arkitekturën Atom që nga koha kur dolën në fillim në 2008.

Tan Weng Kuan, zv. Presidenti i Inel China i tha publikut se këto tabletë të trasha 8mm mund të kenë një jetëgjatësi baterie shumë të lartë për shkak se kanë këto çipe brenda.

Disa prej tyre madje, si ato që prodhon Dell, mund të arrijnë deri në 10 orë. Tabletët me Bay Traile pritet të dalin në fund të 2013 dhe me sa ka gjasa do të shfrytëzojnë Windows 8.1. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>